Kush e theu herësin? Ja lista e kandidatëve që rrezikojnë të mbeten...

Kush e theu herësin? Ja lista e kandidatëve që rrezikojnë të mbeten pa mandate

332
0

Teksa vijon numërimi i votave për kandidatët në Tiranë, gara është zhvendosur brenda partive.

 

Të renditurit jashtë vijës së mandateve fituese duhet të thyejnë herësin sipas së cilit shpërndahen mandatet, për t’u ngjitur në renditjen emërore. Deri më tani, nga Partia Socialiste dy kanditatët që kanë arritur të thyejnë herësin janë Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit.

 

Për pasojë, nëse trendi i votave do të vijojë në këtë linjë, rrezikojnë të mbeten jashtë listës së PS-së, Fidel Ylli dhe Ervin Bushati, të renditur përkatësisht i pesëmbëdhjeti dhe i treti.

 

Elbasani është gjithashtu një tjetër qark ku është shënuar thyerja e herësit, këtë herë në Partinë Demokratike.

 

Kandidati Luçiano Boçi ka arritur të sigurojë më shumë se 10 mijë vota duek fituar duke një mandat në vend të Eugen Isajt, i cili favorizohej nga renditja.