Kush duhet ta fitojë BBV? Ilda Bejleri e thotë me zë të...

Kush duhet ta fitojë BBV? Ilda Bejleri e thotë me zë të lartë

264
0

 

 

Ilda Bejleri ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” për të folur për karrierën e saj si moderatore por edhe për të diskutuar tema të nxehta të momentit.

E pyetur për “Big Brother Vip”, Ilda tregoi se e ka ndjekur dhe mbështet Ilir Shaqirin. Sipas saj, Iliri është i vetmi banor që meriton

ta fitojë për vetë faktin se është një artist që nuk ka marrë asnjë meritë dhe vlerësim nga Shqipëria, përvecse i ka dhënë shumë asaj.

Për më tepër Ilda tregoi se Iliri është edhe një mik i vëllait të saj, i cili ka po të njëjtin profesion, balerin. Ashtu si Iliri, edhe vëllai i Ildës e ushtron profesionin e tij në Itali.

Kujtojmë se pas një shkëputje nga televizioni, Ilda Bejleri moderoi së fundmi emisonin, “T’ka mami yll” në Abc News.

Kjo lëvizje e moderatores nga gazetare sportive në drejtimin e show-t u përfol mjaft në media dhe duket se tashmë Ildën do ta shohim në formate të tilla të cilat i kanë hije.