Kurset e kanalit të të mësuarit online të EUSAIR-it njihen si një...

Kurset e kanalit të të mësuarit online të EUSAIR-it njihen si një mjet “i domosdoshëm” në planikimin e infrastrukturës së gjelbër

293
0

Në një epokë zhvillimi të shpejtë ekonomik, përparësi i është dhënë të ashtuquajturës “infrastruktura gri” që hapi rrugën për konflikte të ndryshme, degradim të tokës, humbje të burimeve ujore dhe ndotje. Të gjitha këto çështje janë përkeqësuar nga ndryshimet klimaterike, të cilat përbëjnë një kërcënim të madh për jetën në një zonë të tillë si rajoni i Adriatikut dhe Jonit, i cili është shumë i ekspozuar ndaj përmbytjeve, thatësirave dhe motit të ashpër. Planifikimi i infrastrukturës së gjelbër konsiderohet një mjet i testuar me sukses për ofrimin e përfitimeve mjedisore, ekonomike dhe sociale përmes zgjidhjeve natyrore që mund të zvogëlojnë cenueshmërinë e vendbanimeve dhe të përmirësojnë statusin ekologjik të vendbanimeve. Prandaj, përfshirja e infrastrukturës së gjelbër dhe menaxhimi i saj në planifikimin zhvillimor është një nga kushtet për zbatimin e suksesshëm ndërsektorial të aktiviteteve për ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe cilësor.

Një zgjidhje për përfshirjen e infrastrukturës së gjelbër gjatë planifikimit hapësinor urbanistik është prezantuar në Forumin e 7-të  të EUSAIR-it në Tiranë, në sesionin e shumëpritur me titull “Infrastrukturat e gjelbra dhe planifikimi hapësinor: kurse mësimi online në Platformën e Palëve të Interesuara EUSAIR (ESP)”. Ky aktivitet solli një pasqyrë të detajuar në Kanalin Mësimor të zhvilluar rishtazi (http://learningchannel.esp.aimacroregion.eu/), i cili është pjesë e Platformës së Palëve të Interesit EUSAIR. Përkatësisht, Rajoni Italian Marche, në bashkëpunim me Bashkinë e Izolës në Slloveni dhe kompaninë italiane ZeroGravità, ka zhvilluar dy kurse mësimi online mbi infrastrukturën e gjelbër, ku modulet e trajnimit fokusohen mbi konceptet kryesore të infrastrukturës së gjelbër dhe rolin e tyre në planifikimin modern hapësinor. Ato synojnë kryesisht organeve dhe institucioneve vendimmarrëse, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal, përgjegjës për planifikimin hapësinor. Gjithashtu, kurset janë falas për të gjithë aktorët që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre për infrastrukturën e gjelbër dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme. Në këtë drejtim, aktiviteti i Forumit shërbeu po ashtu si një promovim i Platformës së Palëve të Interesit të EUSAIR-it dhe kanalit të saj mësimor si një shërbim për të gjitha strategjitë makro-rajonale.

“Kanali i mësimit u zhvillua bazuar në “Manualin për Njohjen dhe Planifikimin e Infrastrukturës së Gjelbër”, prezantuar në aktivitetin vijues të Forumit të 6-të të EUSAIR-në  Izola 2021. Është një mjedis virtual falas dinamik, ku publikohen kurse krejtësisht të reja gjatë gjithë vitit aktual dhe ku çdo palë e interesuar që abonohet në platformë mund të mësojë në mënyrë interaktive. Meqenëse strategjia EUSAIR-it  i fokuson përpjekjet e saj në përfshirjen e të rinjve dhe mbrojtjen e mjedisit, kurset e kanalit të të mësuarit mund të jenë gjithashtu një pikënisje e fortë për koordinimin e përpjekjeve të tilla,” theksoi Iztok Škerlič, partner i projektit TSG3 Facility Point i Bashkisë së Izolës në Slloveni, projekt i bashkëfinancuar nga programi Interreg Adrion.

Vlera e rëndësishme e shtuar e Kanalit Mësimor u njoh nga Komisioni Evropian dhe u prezantua më tej nga Donatella Romozzi (Partner i Projektit Italian i Facility Point), Sijana Veledar (Menaxheri i Platformës së Palëve të Interesit të EUSAIR-it), Michele Giovenali (Menaxheri i Shtyllës së Platformës së Palëve të Interesit të EUSAIR-it) dhe Emanuele Paccamiccio & Laura Lanari nga kompania ZeroGravità.

###

Mbi strategjinë e EUSAIR

EUSAIR është një strategji e BE-së për rajonin Adriatik dhe Jon, i cili adreson sfidat e përbashkëta të rajonit dhe forcon angazhimin e palëve të interesuara për kohezionin ekonomik, social dhe territorial. Strategjia u miratua nga Komisioni Evropian në vitin 2014, duke e bërë atë strategjinë e tretë makro-rajonale në BE që përfshin nëntë vende: Greqi, Kroaci, Itali, Slloveni, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Serbi dhe nga viti 2020 edhe Maqedoninë e Veriut. Ai bazohet në katër shtylla tematike: rritja blu, lidhja e rajonit, cilësia e mjedisit dhe turizmi i qëndrueshëm. Sllovenia, së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën, koordinojnë shtyllën e Cilësisë së Mjedisit, ndërsa Bashkia e Izolës si partner slloven i projektit EUSAIR Facility Point kryen detyrat e sekretariatit për këtë shtyllë. Objektivat janë përmirësimi i cilësisë së jetës në brigjet e detit të përbashkët, ruajtja e biodiversitetit dhe administrimi më i mirë i pellgjeve lumore nëpërmjet rregullimeve konkrete dhe zbatimi i regjimeve të bazuara në respektimin e shërbimeve të ekosistemit në tokë, në bregdet dhe në det në rajonin Adriatik dhe Jon. Më shumë informacion mund të gjeni në adresën:  https://www.adriatic-ionian.eu/about-eusair/pillars/green-pillar/.