“Kurrë mos thuaj kurrë”, De Biasi në drejtimin e Kosovës? Kjo është...

“Kurrë mos thuaj kurrë”, De Biasi në drejtimin e Kosovës? Kjo është përgjigja e italianit

441
0

Trajneri legjendar i Shqipërisë, Gianni De Biasi ishte i ftuar në një emision në Shqipëri ku foli rreth shumë temave.

 

Por diçka për t’u veçuar kishte të bënte me Kombëtaren e Kosovës. De Biasi u pyet se nëse do ta drejtonte ndonjëherë Kosovës, ndwrsa kjo ishte përgjigjja e tij:

 

“Për sa i përket pyetjes nëse do drejtoj ndonjëherë në të ardhmen Kombëtaren e Kosovës mendoj se Kosova ka shumë lojtar të talentuar, dhe do të thosha se kurrë mos thuaj kurrë”.

 

Nëse De Biazi do të drejtojë ndonjëherë Kombëtaren e Kosovës, kjo ngelet për tu parë, por së fundmi, Gianni De Biazi, është përfolur se është pranë marrëveshjes për të drejtuar Kombëtaren e Iranit.