Kur e pashë burrin për herë të parë s’më pëlqeu, më vonë...

Kur e pashë burrin për herë të parë s’më pëlqeu, më vonë e pëlqeva se më bënte punët e shtëpisë. Ja kujt ja jap lekët që fitoj në koncerte

382
0

Mbretëresha e muzikës polifonike Irini Qirjako njihet gjithmonë për lirshmërinë e saj në intervista.

E ftuar në “E Diell” në Top Channel, këngëtarja u kthye pas në kohë dhe kujtoi ditën kur u takua me bashkëshortin e saj.

 

“Kur e pashë për herë të parë s’më pëlqeu” ka rrëfyer ajo “më vonë kur filloi të fliste fillova ta pëlqeja dhe kur e pashë që ai bënte shumë pas meje, u martova me të” ka treguar me të qeshur këngëtarja.

Qirjako gjithashtu pohoi se bashkëshorti e ndihmonte në punët e shtëpisë duke dhënë kontributin e tij sidomos në larjen e enëve.

 

“Sa i takon parave, ato që fitoj në koncerte i mban gjithmonë ai”, ka përmbyllur rrëfimin e saj këngëtarja e mirënjohur.

 

Kujtojmë se bashkëshorti i Qirjakos është me profesion ushtarak.