Kur dashuria shprehet edhe me muzikë! Besi dhe Xhensila i dedikojnë njëri-tjetrit...

Kur dashuria shprehet edhe me muzikë! Besi dhe Xhensila i dedikojnë njëri-tjetrit këngë surprizë

1005
0

Dasma e këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj (Kallaku) dhe aktorit të humorit Bes Kallaku është kthyer në një festë të cilën të ftuarit nuk do ta harrojnë lehtë.

Përveç fjalëve të ëmbla, shkëmbimit të puthjeve, kërcimeve të gjata me miqtë e të afërmit, nuk mund të mungonte as kënga, me të cilën çifti i ri di më së miri të shprehë ndjenjat e tyre.

Fillimisht ishte Xhensila ajo që i ka dedikuar një këngë dashurie partnerit të saj, Besit. Bëhet fjalë për “Çelësin e zemrës”, këngë e realizuar nga kompozitori i Three Dots, Kledi Bahiti. Ndërkohë, nëse menduat se vetëm Xhensila do të surprizonte Besin jeni gabuar!

Aktori i humorit bashkë me një tjetër pjesëtar të familjes Three Dots, Klajdi Haruni, ka kënduar një këngë dedikuar partneres së tij, të krijuar po nga dora e mendja e talentuar e Bahitit. Titulli? S’kishte si të ishte ndryshe: “Skifterja ime”!

Ajo që e bën akoma më të veçantë këtë “surprizë” të çiftit Kallaku është fakti që të dy i kanë realizuar këngët në të njëjtën studio muzikore, por pa dijeninë e njëri-tjetrit. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë producenti ekskluzivisht për Blitz.al, i cili është shprehur se kjo ishte surpriza që Besi dhe Xhensila kishin rezervuar për njëri-tjetrin.

Të dy romantikë, të dy të dashuruar, të dy njerëz të surprizave! 

Fotografia e Artistët Shqiptar