Kur dashnorët preken, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës iu sinkronizohen, ndërkaq dhimbja...

Kur dashnorët preken, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës iu sinkronizohen, ndërkaq dhimbja largohet

445
0

Një studim i fundit ka zbuluar se kur partneri ia mban dorën femrës e cila ka dhimbje, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës së tyre sinkronizohen, ndërkaq dhimbja lehtësohet.

 

Aq më i mëshirshëm që është partneri dhe aq më i fortë efekti analgjezik, aq më i lartë është sinkronizimi mes atyre dyve kur preken.

 

Studimi me 22 çifte është prej hulumtimeve të fundit që merren me sinkronizimin ndërpersonal – fenomen ku individët fillojnë ta “kopjojnë” fiziologjinë e njeriut me të cilin janë.

 

Studimet e fundit po ashtu kanë zbuluar se kur njerëzit e shikojnë një film emocional ose këndojnë së bashku, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja iu sinkronizohen.

 

 

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Scientific Reports”.