Kujtimet e Rexhep Dizdarit/Udhëtimi misterioz dhe emërimi..Historiku i krahinës së Gorishtit

Kujtimet e Rexhep Dizdarit/Udhëtimi misterioz dhe emërimi..Historiku i krahinës së Gorishtit

247
0

Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua  këtë të dielë pjesa e dytë e historikut të Krahinês së Gorishtit.

Kujtimet e Rexhep Dizdarit mësuesit të parë në atë krahinë, i cili kur u emërua mbajti shënim atë udhëtim plot ngjarje e mbresa.

 

Ai shkruan në kujtimet e tij…

 

Gorrisht, më 17 Nëntuer 1919 marr vesht se jam transferuar në Rexhepaj. Nuk e njoh rrethin e Vlonës, as fshatin Rexhepaj. Pyeta për të dhe ma levduen. Vendosa të nisem. Marr rrugën e Tepelenës me një valixhe dore.

Fati më përpjek në dy fshatarë nga Gorrishti, që të dy kishin nga një gomar të ngarkuar me miell. Kur u thashë që edhe unë po shkoj për në Rexhepaj si mësues u gëzuan shumë. Ishte hera e parë që unë po bie në kontakt me fshatarë të një krahinë jugore. Biseda nuk mu be e vështirë me ta, me gjithë ndryshimet e dialektit në kuptoheshim fare mirë. Arritëm tek ura e Drashovicës, pak përtej urës te dy fshatarët u ndanë, njëri për në lagjen Hadëraj e tjetri për në lagjen Llapaj. Mua më takoi me vazhdue rrugën më të dytin.

Arritëm në Llapaj një ore para përfundimit të diellit. Isha lodh dhe më kishte mbërthye një mërzi e pashpjegueshme. Shoku i rrugës donte të më mbante për darkë. Por unë nuk e di pse insistojsha me shkue në Rexhepaj tue dit se atje nuk njifja njeri. Nder këto fjalë mbërriti një burrë i moshuar me një gunë të zezë hedhur në njërin sup. Si u përshëndet pyeti për mue, e si e kuptoi se isha mësues i fshatit me rrëmbeu valixhen nga dora dhe më merr me vete. Nuk e kundërshtova pamjen e tij, burrëria e tij, gjesti i tij fisnik mu imponue një lloj bindje. Hëpërhë mësova se quhej Salo Agai dhe jo më tepër. Ishte një familje mikpritëse e mirë që sofra e mirë, që shtroja e mirë dhe e ëmbël biseda, me përjashtim të një keqkuptimi të vogël. Salo Aga më pyeti si më quajnë, ja tregova emër e mbiemër, më pyeti për emrin e babës dhe ja tregoj.

 

Si më hodhi një vështrim jo ëmbël më thotë: -Përse nuk e përdor emrin e babës?

 

U munduesh me ja shpjegue përdorimin e llagapit por pa

 

dobi, mu duk sikur u ngrysem miq e do gdhiheshim armiq.

 

Ndonëse isha lodhun fjeta fare pak. Drita donte shumë për tu zbardhur, kur Salo Agai i kish kall zjarrin votrës dhe po dridhte cigaren me filxhanin e kafesë përpara. Lashë edhe vet shtrojën dhe i afrohem votrës e tue përshëndet Aganë, mu

 

përgjigj ambël e më pyeti se si kisha gdhi. Më tha se do të më jepte një djalë me vete për në Rexhepaj, që të ndiqte shkollën dhe të qëndronte bashkë me mue.Si më poqi një kafe filloi të më pyes për shumë gjana, e kuptova se nuk dëshironte me nis keqas.Nuk do ta harroj kurrë nderimin, dashurinë dhe mikpritjen e banoreve të këtij fshati të vogël, por të bukur për sa kohë kam qendrue në mes tyne, asnjë natë nuk më kanë ndarë nga sofra. Kujtimi i ambël i atyne ka qenë një nxitje për punën time…

 

 

 

 

 

Historiku i hapjes së shkollës dhe nxënësit e parë.

 

Me çeljen e shkollës në Rexhepaj, shumë djem të rritur edhe të moshës 40 vjeç u rregjistruan dhe vazhduan shkollën e natës. Nga ky grup më vonë edhe me insiativën e mësuesit Rexhep Dizdari në bashkëpunim me patëriotin Halim Rakipi më 20 mars të vitit 1920 në lagjen Stërrekaj , u krijua “Shoqëria puntore Gorishti” Kjo organizatë mori këtë emër si shenjë barazie për puntorët dhe fshatarët, e cila kishte për qëllim kryengritjen e përgjithëshme të fshatit në luftë kundër pushtuesve Italianë. Në fillim të muajit maj të vitit 1920 kjo organizatë organizoi një mbledhje të fshehtë në shtëpinë e një patërioti në Kamenicë, ku aty kishte dhe të dërguar nga Vlora. Në këtë mbledhje Halim Rakipi foli për thirrjen e tij për organizimin në luftë kundër okupatorit. 26-27 maj 1920 kjo organizate u mblodh përsëri ne shtepine e Halim Rakipit, rreth 15 20 veta. Si në Beun edhe në Barçalla populli i Gorishtit u përfaqësua nga Halim Rakipi, i cili u zgjodh edhe anëtar i komitetit të mbrojtjes. Në organizimin luftarak u angazhuan shumë Gorishjot por mes tyre gra e fëmijë, të cilët ndihmonin luftëtarët. Ja çthot në kujtimet e tij mësuesi i atëhershëm Rexhep Dizdari:

 

 

 

Të gjithë nxënësit e mi atë vit nuk u klasifikuan, mbasi  u larguan të tërë për të ndihmuar prindrit e tyre që po luftonin nga Shelishta , në Babicê dhe në qafën e Koçiut. Kudo shikoje nxënësit e mi me trasta me bukë e me sende të tjera që funizonin çetat në luftë.

 

 

 

 

 

 

 

Prite prite moj Kotë,

 

Zigurin e Smokthinjotë,

 

Sevaster e Gorishjotë,

 

Kanan Mazen  me Shkozjot

 

 

 

Duke gdhirë të xhumanë

 

Në qaf të Koçiut vanë

 

Shkelën tel e instikam

 

Kudhës e Gorishiot u vranë

 

 

 

Sapo kishte rënë mëngjezi

 

Këtu u vra Mulla Halimi

 

Dhe shumë burra nga Gorishti

 

Me dhjetë shok bashkë trimi

 

Plumbat në gjoks çi priti

 

 

 

Në këtë beteje të përgjakshme ranë heroikisht luftëtarët e çetës së Gorishtit:

 

 

 

Halim Rakipi, Salo Islami, Ali Sihati, Kaso Lulo, Xhelil Hila, Kapo Lamçe, ShSk Bamçia, Zenel Demaj, Meto Mahili dhe Adem Yzeiri. Por mbetën të plagosur edhe dhjetra të tjerë.

 

 

 

Derë më derë po qajnë

 

Na u vranë burrat tanê

 

Për atdhe u derdhë gjak

 

Shaskë Bançia  me Mullan

 

Në Begaj Kaso Nishan

 

Në Nakaj Kapo Agan

 

Në Llapaj Salo Islam

 

Në Kushtaj Meto djalë

 

Mirë bënë që u vranë

 

U pêrpoqën për vatan

 

 

 

 

 

Komandant Halim Rakipi

 

Zemer shkëmbë e sy petriti

 

Në Babicë armikun priti

 

Me monzer e goditi

 

Kush e njehë kush e kish parë

 

Bojë mesëm mjekër bardhë

 

Për mezi ngjeshi gjerdanë

 

Mbi supe e hodhi togran

 

Fyt për fyt me italjan

 

Mbeti Halimi i vrarë

 

Me dhjetë shokê që kish pranë

 

Të gjithë Gorishjot janë…

 

 

 

Lufta e Vlorës mbaroi me fitore si rezultat  i veprës heroike të fshatarsisë dhe popullit shqiptar, kjo luftë e detyroi lidhjen e kombeve të njihte kufijtë e Shqipërisë të vitit 1913.

 

Ne shekuj populli shqipetar ka qene i detyruar te ishte një nga popuj më tē prapambetur në Evropë kjo për faktin se shkelsit e huaj  që nga kohërat më të vjetra e kishin lënë atë në gjëndje të mjerueshme ekonomike.  Lëvizja kundër regjimit të Zogut përfshiu gjithë vendin. Në atë kohë në Vlorë u formua komiteti administrativ me Fan Nolin në krye dhe më 25 maj  u mor vendimi për të filluar kryengritjen e armatosur, kryengritja ishte si në jug edhe në veri dhe kudo nëpër fshatra u krijuan çeta. Njē nga këto ishte edhe çeta e Gorishtit prej 70 burrash, pjesë e revolucjonit borgjez të qershorit të vitit 1924. Por në dhjetor të 1924 Zogu erdhi sêrish në fuqi dhe ky ishte një fatalitet për popullin shqiptar. Hapi i parë i Zogut ishte çarmatosja e popullit që ata mos të kishin mundësi për kryengritje.

 

Gjatë kêsaj qeverisje populli i Gorishtit hoqi të xmzitë e ullirit .15 vjet të sundimit të tij klasa puntore e fshatarêsisë ishte e varfër dhe shfrytëzoheshin pa mëshirë. Gorishti si një vend malor dhe me reliev të thyer në vitin 1923 sipas regjistrimit libri “Teki Selenica”  kishte 207 familje me rreth 1146 frymë dhe të ndara për çdo lagje:

 

Në Rexhepaj kishte 83 familje, 385 frymë.

 

Në Hadëraj kishte 44 familje dhe 276 frymë.

 

Në Mërtiraj ishin 80 familje dhe 485 frymë.

 

Gorishti ishte një nga fshatrat më të varfêr për shak të relievit të saj, pa rrugë automobilistike dhe me një ekonomi të dobët. Rreth 60% asaj kohe merrej me bujqësi por 40% e fshatarëve nuk kishin tokë të mjaftueshme ose nuk kishin fare. Si tokë bujqësore Gorishti atë kohë kishte rrsth 900 hektar tokë buke, 80 hektar vresht, ullinj dhe pemë frutore, kishte 3-4 mijë kokë bagti..Tregëtia ishte nga më të prapambeturat , nga viti 1926 në Rexhepaj u hap një dyqan privat me artikuj të përzier, por ky dyqan nuk plotësonte as minimumin e nevojave. Një Gorishjoti për 1 kg kripë i duhej të udhëtonte me kilometra në qytetin e Vlorës. Asaj kohe edhe shëndetësia ishte problem , banorët përdornin mjete primitive për probleme të shumta. Edhe arsimi e kultura ishte e vështirë. Shkolla që u çel në zjarrin e luftës së Vlorës 1919-1920 me 35 nxënês , kjo ishte edhe në 1939. Analfabetizmi në masë ishte rreth 85%, në shkolla preferoheshin fëmijët e të pasurve ekonomikisht. Disa nga mesuesit e shkollës së Rexhepaj në Gorisht:

 

 

 

Esat Avdullau 1921-1931 nga Mavrova

 

Nimet Feim Fterra nga Fterra vitet 1931-1934

 

Elmas Tahiri nga Tragjasi vitet 1934-1936

 

Refat Lilo nga Brataj në vitet 1936-1938

 

Brahim Ramadani nga Tragjasi në vitet 1941-1943

 

Por gjëndja e vështirë ekonomike bëri që  rreth 30-40 familje Gorishjote të  shpërnguleshin nga fshati i tyre dhe janë vendosur në qytete të ndryshme të vendit ku jetojnë edhe sot aktualisht!