Ku do jenë “Lagjet e Rilindjes”, Rama: Në Kombinat e Laç të...

Ku do jenë “Lagjet e Rilindjes”, Rama: Në Kombinat e Laç të nisë shembja e pallateve, ndihmoni njerëzit që…

304
0

 

Lagjet e Rilindjes pas një situate vdekjeje dhe traume kombëtare i ka quajtur kryeministri Rama, lagjet e reja qe do te ndertohen ne zonat e shkaterruara nga termeti tragjik ne vend, qe la pas 51 viktima.

Nga mbledhja e sotme e qeverise Rama ka porositur te behet kujdes makimal per transparencen e fondeve dhe gjithcka qe do te shpenzohet.

“Kush do që të dijë se cfarë po shpenzohet mjafton të klikojë dhe të shikojë cdo lek të shpenzuar, ju lutem kjo është e domosdoshme për transparencën”- tha ai.

Duke folur per lagjet e reja, Rama theksoi:

Në pranverë duhet të jemi në kantier në lagjen e re të Durrësit, në Tiranë kur të zgjedhim nëse do të jenë dy apo një lagje. Një lagje e vetme do të ishte pranë Kasharit në hapësirën kur është hapësira e një zone të re ekonomike. Dy lagje do të ishin një në Kombinat tjetra te Uzina e Autotraktorëve në Shkozë dhe lagja e re në Laç. Në Laç të fillojë shembja e atyre pallateve që tani. Ndihmoni njerëzit të marrin ato që kanë brenda dhe pastrojini. Në Tiranë dhe Durrës zonat e identifikuara janë hapësira shtetërore. Edhe në Kombinat të fillojë shembja e pallateve të tjera, që i kanë dhënë Shqipërisë shumë figura të njohura dhe qeverisë Erjon Braçen.