Kryebashkiaku Xhelal Mziu kërkon realizimin e buxhetit deri në mbyllje të vitit

Kryebashkiaku Xhelal Mziu kërkon realizimin e buxhetit deri në mbyllje të vitit

378
0

Në një mbledhje me drejtuesit e administratës, kryebashkiaku Xhelal Mziu pasqyroi realitetin e deritanishëm të gjendjes financiare të Bashkisë në realizimin e buxhetit të vitit 2017, të planifikuar në këtë fillim viti. Vëmendje maksimale dhe përkushtim në punë i të gjithë administratës së Bashkisë Kamëz në realizimin e të ardhurave nga çdo drejtori që krijon të tilla, por edhe një harmonizim të punëve nga të gjithë aktorët për të luajtur në çdo kohë rolin e tyre në mbledhjen e të ardhurave të planifikuara.  “Për të realizuar këtë së pari, – theksoi kryebashkiaku Mziu, – duhet luftë pa kompromis nga të gjitha drejtoritë për të realizuar paketën fiskale si dhe mbledhjen e debive jo vetëm nëpërmjet instrumenteve të grupeve të punës që operojnë në terren, por edhe nga të gjithë pjesëtarët e administratës për ta zbatuar ligjin me gjithë forcën e tij. Së dyti, janë të gjitha të dhënat që zotëron Bashkia për të gjithë debitorët dhe për të gjetur rrugët e duhura të komunikimit dhe bashkëpunimit deri në mbylljen me sukses të këtij procesi. Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë subjektet private, por edhe familjare që shlyerja e detyrimeve ndaj institucionit të Bashkisë është e rëndësishme, pasi do të jetë e pashmangshme rritja e investimeve si dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ndaj të gjithë qytetarëve. Prandaj duke e mbyllur fjalën kërkohet vlerësim maksimal nga ana e stafit administrativ të Bashkisë Kamëz për të përmbushur me rigorozitet të gjitha përpjekjet për realizimin e të ardhurave”.