Kriza politike/ DW: Kaos, bëhet më e vështirë për t’u zgjidhur, negociatat...

Kriza politike/ DW: Kaos, bëhet më e vështirë për t’u zgjidhur, negociatat pa shanse

358
0

Kriza politike dhe institucionale, ku Shqipëria ndodhet që prej gjashtë muajsh, duket si rebus, që sa shkon dhe bëhet më i vështirë për t’u zgjidhur.

Të martën ( 6.08.2019) skadoi afati i regjistrimit në KQZ të partive politike në zbatim të dekretit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për përsëritjen e Lokaleve 2019 më 13 tetor. Fjala është për PD dhe partitë e tjera të opozitës jashtë parlamentit, pasi maxhoranca socialiste dhe qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dekretin e 13 tetorit e quajnë antikushtetues. Skadim i afatit është një argument i freskët i mungesës së kompromisit politik dhe pakësimit të shanseve për një vendim pozitiv ndaj Shqipërisë në tetor lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kaos, asnjë shenjë vullneti nga palët për kompromis

Dështimi  i zbatimit të dekretit të Metës nga opozita jashtë parlamentit është i paralajmëruar. PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje me kryemnistër Ramën, që e akuzon së fundi për manipulim edhe  të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dekreti i Metës pranohet prej saj „de jure” por refuzohet „de facto”. Ndërsa nga maxhoranca socialiste mosnjohja e dekretit është fakt që me zhvilimin e Lokaleve 2019, në 30 qershor. Ajo e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria

Thirrjes së presidentit drejtuar  forcave politike për t’u regjistruar në KQZ  iu përgjigjën vetëm dy parti të opozitës jashtë parlamentare: Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane.  Ashtu si pritej, KQZ nuk iu përgjigj kërkesës së tyre përderisa më herët i ka quajtur „ nul” dekretet e presidentit Meta.

PD ka paralajmëruar rifillimin e protestave në shtator për të rrëzuar qeverinë Rama, pavarësisht se nuk ia doli mbanë ta realizontë këtë me protestat kombëtare nga shkurti në qershor. Ulja në tryezën e bisedimeve dhe dialogu duket larg. Nuk ka asnjë shenjë vullnet të mirë nga qeveria, që tani zotëron edhe gjithë pushtetin lokal, as nga PD që të ecin drejt kompromisit. Rifillimi i protestave të opozitës parathotë rikthim potencial në kaos.

Si të vetmen zgjidhje që kjo të mos ndodhë dhe të rriten shanset për një vendim pozitiv në tetor lidhur me negociatat e integrimit në BE,  Meta sheh përsëritjen e Lokaleve 2019,  në 13 ose 18 tetor. Për Metën Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit  mbeten  “të paligjshme, votime dhe jo zgjedhje” përderisa zgjedhësit nuk patën alternativa konkurruese kandidatësh prej mospjesëmarrjes së opozitës. Mazhoranca socialiste e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Jo vetëm kaq por Meta, përsëritjen e zgjedhjeve e lidhi të martën,  me demokracinë dhe drejtësinë e pavarur: ” Pa zgjedhje, nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe

Kriza institucionale Kryeministri – Presidencë u rëndua më tej të martën, kur presidenti Meta e quajti mazhorancën socialiste, “një pakicë që nuk njeh rotacion, që nuk e do hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE , pasi ka për të humbur pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”