Martesa e tyre zgjati më pak se një muaj, por nga ndarja me reperin kosovar Noga, prezantuesja Kristela Gjoka duket se doli “fitimtare”.
Bjondja seksi ka lënë pas historinë më ish-bashkëshortin e saj Agon Abdullahu, por mediat kosovare shkruajnë se Kristela i ka rrëmbyer ish-partnerit, makinën!
Reperi kosovar thuhet se ka kërkuar kthimin e veturës luksoze nga Kristela por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Gjoka po vazhdon jetën e saj normalisht sikurse mos të kishte ndodhur as edhe një gjë e keqe, shkruan Indeksonline.
Cifti në fjalë ishin në pritje të një fëmije, për të cilin reperi akuzoi prezantuesesn se e abortoi në muajin e gjashtë.