
Shume restorante po përballen me paga të shkurtuara dhe punë të humbura, por ata ende ia dalin mbanë të bëjnë dritë në komunitetin e tyre.
Pas kufizimeve në qytetin e Michigan, ku shumë restorante u mbyllën, me frikën e përhapjes së koronavirusit, pesë shefë nga biznese të vogla, mblodhën ushqimet në kuzhinat e tyre dhe filluan të gatuanin për të pastrehët e vendit.
Ata e quajnë programin e tyre ‘Shumë kuzhinierë në kuzhinë për të bërë mirë’. Njerëz të tjerë kanë ndihmuar duke dërguar ndihma në ushqime për ta.
Ata përgatisin ushqime për 3 qendra, të cilat po mundohen në mënyrë të dëshpëruar të mbajnë gjallë të pastrehët e qytetit.
“Vaktet e shëndetshme po rrisin moralin e popullsisë”, tha një përfaqësues i një prej këtyre qendrave.