Kontributi i Ermal Fejzullahut nuk mbaroi; Ja ç’do të bëjë ai për...

Kontributi i Ermal Fejzullahut nuk mbaroi; Ja ç’do të bëjë ai për familjen e dy vëllezërve kosovarë

544
0

Kontributi i Ermal Fejzullahut për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit nuk mbaroi me 100 mijë eurot që ai dhuroi. Këngëtari ka konfirmuar se do të kujdeset për t’i ndërtuar një shtëpi familjes së vëllezërve Abazi nga Gjilani të cilët humbën jetën në këtë tragjedi.

Isa Abazi 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi, 32 vjeç udhëtonin nga Kosva drejt Durrësit për të punuar dhe familja e tyre ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Ata flinin tek hotel ‘Palma’ i cili u shemb natën e tërmetit.

Vite më parë, familja e vëllezërve Abazi ka humbur edhe një djalë tjetër. Edhe këngëtarë të tjerë nga Kosova si Tayna do të kontribuojnë për këtë familje me të ardhurat nga koncertet e tyre.