“Konspiracioni” i tërmetit/ Kompanitë e huaja të sigurimeve, “gropa e Kuçedrës” dhe...

“Konspiracioni” i tërmetit/ Kompanitë e huaja të sigurimeve, “gropa e Kuçedrës” dhe një VIDEO e çuditshme nga Lalëzi

880
0

Siç, ndodh në të tilla raste, përtej shkencëtarëve, sizmiologëve, ekspertëve të inxhinierisë etj, kanë folur edhe ata, për të cilët e vërteta nuk është asnjëherë e thjeshtë apo bardhezi.

Teoritë konspirative për “arsyet” e tërmetit kanë gëluar që në orët e para pas lëkundjes së fortë të së hënës. Duhet thënë se, këto teori janë ndihmuar nga fakti se tërmeti i fortë u përsërit pas rreth 2 muajsh në një zonë, që nuk shquhet për ndonjë aktivitet të madh sizmik.

Dikush është përpjekur të “gjejë” një arsye, por a ka një “arsye” për tërmetet apo janë kapriço e natyrës? Secili ka përgjigjen e tij.

“Gazeta Shqiptare” po rendit më poshtë të gjitha “variantet” që kanë qarkulluar në rrjet gjatë 48 orëve të fundit.

Botuesi i njohur Alfred Cako ka një teori të tijën përsa i përket valës së tërmeteve që po godet muajt e fundit Shqipërinë. Sipas tij, kjo mund të jetë një punë as e Zotit, as e natyrës, por e njeriut. Sipas tij, kjo është punë e kompanive të huaja të sigurimeve.

“TEORIA” E ALFRED CAKOS

Lexoni ç’shkruan më poshtë, Alfred Cako.

POSTIMI I PLOTE

“Qellimi u arrit: heren e pare, diten e ekuinoksit te vjeshtes, frika u harrua shpejt se nuk pati shume deme apo viktima. Kete rradhe shenjestra ishte Ok, me deme dhe viktima; njelloj si me “sulmet terroriste” ne SHBA ku vriten nxenes apo studente viktima, per te prapsuar ligjin e mbajtjes se armeve. Arme duhet te kete vetem ushtria dhe policia! Jo populli!
Shume shpejt nuk do legalizohet asnje banese pa leje, nese nuk paguan siguracion per banesen per 5 ose 10 vjet, banesat e tjera do paguajne step by step.
Te na rrojne kompanite e huaja te sigurimeve!
Sapo njerezit te vihen ne rresht te paguajne, historia e termeteve do normalizohet”.

“TEORIA” E SIZMOLOGUT DIXHITAL

Mediat kanë kujtuar dje një postim të bërë në vitin 2018 nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në këtë postim të “sizmologut dixhital”, pretendohet që tërmetet në Lalëz janë rezultat i ndërtimeve prej betoni dhe bllokimit të një grope të stërmadhe në këtë zonë.

Berisha shkruan:

Gropa e Kulçedres dhe termetet ne Gjirin e Lalzit!
Sizmiologu popullor dixhital informon:
Shkaku i termeteve ne Gjirin e Lalzit sipas tij eshte mbyllja e Gropes se Kulçedres!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Pershendetje Z.Berisha, ne gjirin e lalzit ditet e fundit po bien shum termete, dhe dicka eshte shkaku i tyre… njerez te zones flasin per nje grop gjigande qe eshte mbyllur kohet e fundit me mbi 300 trale me dhe , aty po nderton firma e Edi Rames, Dulaku shpk. Problemi nuk qendron se kush po e nderton por aty ka qen nje grop shum e thelle qe nje gur ne gjendje te lire donte mbi 1 minut qe te binte ne uje.. njerezit e zones e kan trasheguar kete grop si gropa e kulshedres nga gojdhenat dhe historit e hershme.. ne ate grop ka pasur shfryrje gazrash jo helmues dhe si pasoje e mbushjes me inerte e saj nga ndertuesi dulaku gazrat apo cfaredo qe te quhen i eshte mbyllur dalja dhe kjo ka krijuar termete ne zonen e gjirit te lalzit sepse kto gazra do dalin dikund.. Ju uroj shendet dhe verifikojeni kete…”

NJE VIDEO “E ÇUDITSHME”

Një i ri i quajtur, Rigert Kapllani e ka mbështetur një teori të tillë.

Ai ka publikuar në “Facebook” një video interesante. “Gropa ku dilnin keto gazrat u betonizua nga ndërtimi i një pallati aty afër “Kanali i Kuçedrës” në Gjirin e Lalëzit, ja fenomeni i çuditshëm që ndodh aty…”, shkruan ai.

“TEORIA” E NGROHJES GLOBALE

Nuk është tamam një teori konspirative, sepse që ngrohja globale ka ndikim në tokë dhe nëntokë, kjo dihet. Megjithatë, një shpjegim interesant ka dhënë Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska”.

“Në bregdetin e Shqipërisë, 10 mijë vite me parë ka patur det, më pas deti është tërhequr. Ndaj toka aty është e paqëndrueshme, është si një lloj llumi. Me shkrirjen e akullnajave dhe me ngrohjen globale, deti ka hyrë në tokë.

E keqja është edhe diçka tjetër. Shtresat masive të ujit, i bëjnë presion një toke të përbërë nga materiale të dobëta, jo nga truall i fortë… dihet çfarë sjell ky presion…”

Për më shumë, ndiqni videon:

Marre nga: Gazeta Shqiptare