Konkurrentja bën veprimin që kujton Donaldin, Bora nuk mban dot të qeshurën...

Konkurrentja bën veprimin që kujton Donaldin, Bora nuk mban dot të qeshurën në emision

289
0

Konkurrentja bën veprimin që kujton Donaldin, Bora nuk mban dot te qeshuren. Donald Veshaj ka qenë padyshim një ndër personazhet më të komentuar të këtyre muajve të fundit. Aktori i humorit mori vëmendje të madhe kur hyri në Big Brother VIP por dhe për trekëndëshin e dashurisë që u krijua mes tij, Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosaj.

Megjithëse Donaldi dhe Bora kanë lënë pas historinë e tyre të dashurisë, ata vijojnë të komentohen.

Situata më e fundit ndodhi ditën e djeshme në Përputhen, ku njëra prej konkurrenteve, Mikela gjatë një debati, shpërtheu duke thënë: “Po më lini të flas more vëlla. Do më lini të flas?”.

“Më lini të flas” është shprehja e famshme e aktorit të humorit brenda shtëpisë së BB. Kjo shkaktoi të qeshura mes konkurrentëve por si reagoi Bora.

Epo edhe moderatores sigurisht që iu kujtua ish i dashuri i saj dhe nuk embajti do të qeshurën.

 

“Qetësohu”, i tha ajo Mikelës duke qeshur.