Konflikti me Viktor Gjikën, Anisa Markarian rrëfen të pathënat e puthjes me...

Konflikti me Viktor Gjikën, Anisa Markarian rrëfen të pathënat e puthjes me Arben Imamin: S’isha kundër, thashë pse duhet të kem frikë

437
0

Të pathënat nga filmi “Në çdo stinë”…

E ftuar në emisionin “Sot 7”, aktorja e mirënjohur e skënës shqiptare, Anisa Markarian ka rrëfyer disa episode të patreguara më parë, nga periudha kur xhirohej filmi “Në çdo stinë”. Ajo ka treguar se regjisori i filmit, Viktor Gjika, kërkonte me patjetër një puthje, por ajo puthje nuk u realizua për disa arsye.

Madje dhe aktori Arben Imami, një figurë e njohur e partisë Demokratike, në rolin e Bardhylit nuk kishte pranuar me kushtet e ofruara nga regjisori.

“Nuk e di në qoftë se ju e dini konfliktin që unë pata me Viktorin për këtë. Viktori donte patjetër një puthje midis Zanës dhe Bardhylit. Nuk isha kundër . Ajo që nuk më pëlqente është se kur bjen sirena ajo duhet të vraponte të shkonte ta puthte. Thashë pse duhet të kem frikë, ndërkohë që më ke nxjerrë sportiste më ke nxjerrë në zbor. Pse duhet të kem frikë nga kjo sirenë? Por, po të më vesh afër një personi do t’ja mbështes kokën tek gjoksi, sepse është një moment që po na kërcënon armiku, por nuk ju mbush mendja, kishte mendjen e vet. Dhe as aktori që që luante Bardhylin nuk e pranoi. Tha unë nuk do ta luaj me dublurë, kshu që janë dy persona krejt të ndryshëm, “- është shprehur aktorja Anisa Markarian.