Komiteti Teknik i Ekspertëve, Prof. Najada Çomo: Në spital të shtruar edhe...

Komiteti Teknik i Ekspertëve, Prof. Najada Çomo: Në spital të shtruar edhe mosha të reja pa sëmundje kronike dhe të pa vaksinuar

253
0

13 Janar- Shefja e Shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se të shtruar në spital në forma të rënda janë kryesisht pacientë të pa vaksinuar. Çomo bëri me dije se ka edhe të shtruar në mosha të reja dhe pa sëmundje kronike, teksa nënvizoi se vaksinimi është domosdoshmëri.

“Në spitalet COVID 1 dhe COVID3, janë rreth 130 pacientë të shtruar, sot që flasim prej të cilëve 12% janë në formë kritike, 54% janë në formë të rëndë, pjesa tjetër janë në formë të mesme të rëndë. Ajo që duhet vlerësuar është që janë mosha të reja të shtruara në spital, që janë të gjithë të pa vaksinuar, dhe për t’u vlerësuar është që moshat e reja sot janë edhe ata që nuk kanë sëmundje kronike. Një grup që duhen vlerësuar janë gratë gravide, të cilat një pjesë e tyre janë shtruar në spitale, kanë ecur mirë si ecuri shëndetësore, por ajo që është ndërhyre nga ana mjekësore është që të gjitha të shtruara kanë bërë lindje të parakohsme, të nxitur nga ana mjekësore. Mbizotërojnë në mënyrë të plotë personat që janë të pavaksinuar, por padyshim në spital ka një përqindje të ulët rreth 4% që janë persona të vaksinuar me dozën e parë ose dozën e dytë”, tha Çomo.