Komisioni i Ekonomisë, Kryetari i Bashkisë përplaset me Ahmetajn: Mos më bëj...

Komisioni i Ekonomisë, Kryetari i Bashkisë përplaset me Ahmetajn: Mos më bëj ironi!

361
0

Kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ka patur një debat në mes ish ministrit të Financave dhe kreut të Komisionit, Arben Ahmetaj është ‘përplasur’ me kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Roshin.

Gjatë diskutimit për projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, Ahmetaj tha se nismën për këtë projektligj e ka ndërmarrë vet ai, por Artur Roshi, njëherësh edhe nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, ka ndërhyrë duke i thënë që mos të bëjë ironi.

Ahmetaj: Nismën për rivlerësimin e kam bërë unë.

Roshi: Mos bëj ironi këtu.

Ahmetaj ndër të tjera tha se qytetarët kanë të drejtë ta rivlerësojnë apo jo pasurinë e tyre. Sipas tij rivlerësimi 3% është normal. Nga ana tjetër deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka këmbëngulur se rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të vijojë me vlerësimin 2%. Sipas Gjylametit çmimet minimale fiskale dihen dhe efektet financiare tashmë pas tërmetit janë të pritshme.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh i bindur se Durrësi po ringrihet qoftë edhe shpirtërisht pas tërmetit të 26 nëntorit