KOMBETARJA : Berisha: Një rezultat i mirë me Islandën dhe mbesim në...

KOMBETARJA : Berisha: Një rezultat i mirë me Islandën dhe mbesim në garë për t’u kualifikuar

439
0

Etrit Berisha beson se një rezultat i mirë kundër Islandës, do t’i jepte shpresa Shqipërisë për ta arritur kualifikimin e vështirë në Kampionatin Evropian 2020.

Berisha foli të mërkurën në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Islandës, dhe ta se ekipi kombëtar ndihet i lumtur pas stërvitjeve pozitive me trajnerin e ri Edi Reja.

Atmosfera në Kombëtare:Mund të them që është e mirë. Kemi një trajner me eksperiencë të madhe dhe është munduar ta bëjë ekipin entuziast. Tani për tani, jemi të lumtur, pasi po kalojmë mirë si në stërvitje dhe jashtë.”

Presioni para Islandës: “Nuk duhet të kemi presion. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Një rezultat i mirë do të hapte shpresat për kualifikim. Jemi një grup ku nuk ka shumë diferenca.”

Islanda, rival direkt: Luajmë ndaj një kundërshtari direkt për kualifikim, çka do të thotë shumë për moralin dhe vetëbesimin e ekipit. Do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje dhe të shohim. I kemi cilësitë e duhura për të marrë një rezultat pozitiv. Mendoj që Islanda, përveç lojës në ajër, ka dhe cilësi të tjera. Gjithsesi, jemi në këtë periudhë ku e kemi në konsideratë këtë gjë.

Mbrojtja:Kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë mirë në këtë repart. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme. Mund të them që jemi të konsoliduar në këtë repart. Diferencën e kanë bërë gabimet tona. Besoj se do t’i eliminojmë këto gabime dhe do të kemi mundësi për rezultat pozitiv. Nëse dalim mirë nga kjo ndeshje, do të kemi vetëbesim dhe në ato që vijojnë.”