Kolonë e madhe në tunel, çifti po kryente marrëdhënie në makinë

Kolonë e madhe në tunel, çifti po kryente marrëdhënie në makinë

358
0

Një çift në Cyrih të Zvicrës është incizuar duke kryer marrëdhënie në një veturë të mërkurën në mbrëmje, teksa ishte krijuar një kolonë e gjatë e veturave në një tunelin e njohur si “Gubristtunnel“.

Siç raporton gazeta zvicerane 20min.ch, e cila ka siguruar një video të ngjarjes, Policia Kantonale e Cyrihut është duke e shqyrtuar këtë rast dhe mundësinë për t’i ndjekur penalisht dy personat që po kryenin marrëdhënie në veturë.

E gjitha, sipas mediumit 20minuten, nisi shkaku i bllokimit të veturave në tunel shkaku i kolonës së automjeteve, e cila u krijua pasi autoritetet zvicerane po sanonin një problem me një tub në rrugë.

“Ishte e mërzitshme pas një ore pritjeje. E kuptoj se pse ata e bënë këtë gjë”, tha një lexues i mediumit 20minuten, teksa e komentoi aktin e çiftit që u kap duke kryer marrëdhënie seksuale në veturë.

Të dy të përfshirët në këtë akt mund të ndiqen penalisht për mungesë të vëmendjes në trafik, ka thënë Policia Kantonale e Cyrihut të enjten.

“Faktet e mundshme janë për mungesën e vëmendjes në trafik apo eksibicionizëm”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Kantonale të Cyrihut, Carmen Surber.