Kodheli, takim me gratë tropojane: Duhet t’ia ndërrojmë faqen dhe emrin këtij...

Kodheli, takim me gratë tropojane: Duhet t’ia ndërrojmë faqen dhe emrin këtij vendi

495
0

 

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Kukësit për zgjedhjet e 25 Qershorit, znj. Mimi Kodheli e shoqëruar nga kandidatja për deputete në këtë qark, znj. Valbona Doçi zhvilluan një takim elektoral në qytetin e Bajram Currit, me gratë tropojane. Kodheli gjatë takimit me gratë është shprehur se, në këtë vend, ashtu siç është klima e bukur janë edhe njerëzit, por natyra është edhe e ashpër arsye kjo për, të cilën duhet punuar më shumë. Ajo u shpreh gjithashtu se ne duhet t’ia ndërrojmë faqen dhe emrin këtij vendi. “Ky vend ka merituar shumë më shumë nga çfarë ka marrë. Bajram Curri edhe Tropoja nuk e meritonte ketë fat që ka sot”, -tha Kodheli. Kodheli shpjegoi filozofinë e saj në ndërtimin e shtetit, teksa tha se: “Unë jam për shtetin social, që të pasurit të taksohen më shumë dhe të varferit të taksohen më pak. Ky është ndryshimi në filozofi”. Kryesuesja e listës për deputete në këtë qark, i kërkoi atyre një besë grash, që nuk ka të bëjë fare me ngjyrimin partiak. “Po të rrimë bashkë, do t’i zgjidhim disa gjëra, jo të gjitha, por më thelbësoret, që janë të qënësishme për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne mund dhe duhet t’i bëjmë se s’bën, ndryshe do të kalojnë edhe 25-vjet të tjera edhe ‘lum kush do të rrojë dhe do të shikojë’, që çdo gjë do të rrijë në vend, po nuk e morëm në dorë fatin tone”, theksoi Kodheli.
Kodheli tha në vijim, se të kaluarën nuk e zhbëjnë dot, por sipas saj, ajo duhet të shërbejë si mësim për të ardhmen. “U desh Edi Rama në qeveri që të shihni dy shkallë të rregulluara dhe pesë pëllëmbë bar në qendër të qytetit. Njëzet e ca vjet ky qytet është menaxhuar në qendër edhe në pushtet lokal nga e njejta forcë politike. Ketu nuk ka pasur asnjë flamur tjetër, se askush nuk ka guxuar të thotë nuk jam jam me ty”, përfundoi Kodheli.