Paralajmërimi i Astrit Patozit për Bashën: Po përçmohet PD-ja..

Paralajmërimi i Astrit Patozit për Bashën: Po përçmohet PD-ja..

352
0

Astrit Patozi, me mandatin e deputetit demokrat deri në shtator shprehet i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike një javë para zgjedhjeve dhe bën përgjegjës kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. “E shikoj me keqardhje që për herë të parë në historinë e PD-së forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një fushatë që përçmon PD-në, pra kundërshtarët përçmojnë PD-në, duke nisur që nga flamuri, simbolet kryetari. Dhe ndjej keqardhje. Problemi kryesor në këtë fushatë për PD-në  për të cilën jam  i shqetësuar është fakti se qarkullon një legjendë e cila  nuk po fashitet, sipas së cilës pas zgjedhjeve do të ketë një koalicion të madh mes PS- PD. Nëse kjo javë e fundit, nuk do ta ndajë përfundimisht PD-në nga kjo legjendë pasojat do të jenë shumë të rënda dhe do të jetë përgjegjësi e vetme e zotit Basha. Sepse nëse demokratët konstatojnë se ka një marrëveshje mes udhëheqësit të tyre dhe të PS-së atëherë ata nuk kanë fare problem të bëjnë marrëveshje lokale, pra që  të kalojnë edhe tek PS-së sepse qenka e njëjta gjë”, tha Patozi.