Kodheli e Gjici në Shishtavec: PS e vetme do të marrë 71...

Kodheli e Gjici në Shishtavec: PS e vetme do të marrë 71 vota

513
0

Kryesuesja e listës për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli, bashkë me kandidatin socialist të zonës, Safet Gjici, gjate një takimi te mërkuren me banorë te Shishtavecit i ftoi ata që më 25 qershor të votojnë Partinë Socialiste për te vijuar rrugën e ndryshimit të Shqipërisë. “Ne jemi partia më e madhe politike në vend, do të fitojmë 71 mandate në Kuvend dhe do të qeverisim Shqipërinë edhe katër vitet e ardhshme, vetëm”, u shpreh Kodheli. Ajo tha se marrëveshja me Partinë Demokratike  deshmoi se kryeministri Rama PS mbi gjithçka vendosin të mirën dhe të ardhmen e këtij vendi. Ndërsa kandidati për deputet, njëherësh Presidenti i ekipit të futbollit të Kukësit, Safet Gjici e vuri theksin në projektet që lidhen me turizmin e kësaj zone dhe konkretisht me pikën e Shishtavecit dhe atë të Valbonës që janë resurse të pashfrytëzuar.