Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, arrin marrëveshjen me 14 parti opozitare.

Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, arrin marrëveshjen me 14 parti opozitare.

38
0

 

Opozita e Bashkuar ka nënshkruar sot marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor. 14 parti opozitare i janë bashkuar Partisë Demokratike për të dalë sëbashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Koalicioni opozitar do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërkohë që disa nga partitë aleate do të kenë vende të sigurta në listat zgjedhore.

Të gjitha partitët opozitare arritën sot marrëveshjen për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Marrëveshja u arrit pas takimeve që lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me krerët e partive të tjera opozitare.

Syri Televizion ka siguruar marrëveshjen e koalicionit opozitar, i cili do të përbëhet nga 14 parti të udhëhequr nga Partia Demokratike. Koalicioni i partive opozitare do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërsa në fletën e votimit koalicioni do të përfaqësohet me logon e Partisë Demokratike.

Partitë që do të marrin pjesë në koalicioni opozitar janë:

  1. Partia Demokratike        Lulzim Basha
  2. Partia Republikane Fatmir Mediu
  3. Partia Agrare Ambientaliste Agron Duka
  4. Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
  5. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
  6. Partia Demokristiane Nard Ndoka
  7. Partia Fryma e Re Demokratike Bamir Topi
  8. Partia e Ballit Kombëtar           Artur Roshi
  9. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule
  10. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova
  11. Partia Bashkimi Demokrat Ylber Valteri
  12. Partia Mendimi i Djathtë Liberal Mustafa Lici
  13. Partia Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami
  14. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia

I pari që ka firmosur marrëveshjen ka qenë kreu i Republikanëve Fatmir Mediu dhe më pas kanë nënshkruar edhe krerët e partive të tjera aleate. Pritet që partitë aleate, të cilat do të jenë pjesë e listës shumë emërore në zgjedhjet e 25 prillit, do të kenë vende të sigurta në disa qarqe, si dhe kandidatë në të gjithë qarqet e tjera të Shqipërisë. Pjesë e koalicionit opozitar pritet do të jenë dhe Kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI si dhe kreu i Frymës së re Demokratike Bamir Topi. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë si forcë me vete në zgjedhjet e 25 prillit por do te garoje bashke me Partine Demokratike ne disa qarqe te vendit.

loading...