Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë: Diskursi i ashpër politik PS-PD ka bllokuar punën...

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë: Diskursi i ashpër politik PS-PD ka bllokuar punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore

434
0

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, në një deklaratë për mediat thekson se diskursi i ashpër politik midis 2 partive më të mëdha në vend, PS e PD, ka bllokuar punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore në vend dhe mungesa e transparencës në vashdim të ecurisë së këtij Komisioni po cënon rëndë investimin disa vjecar të gjithë aktorëvë kombëtare e ndërkombëtarë, për të realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithpërfshirësë në kohë dhe po vazhdojnë të rrezikojnë mos sigurimin e një mekanizmi lgjor që të ndihmojë në dhëniën e besimit ose në forcimin e integritetit të proceseve zgjedhore. Ky koalicion është një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit  të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë vitit 2018 e në vijim e ka kontribuar me rekomandime e sygjerime konkrete në ndihmë  të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashëta  të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus  midis tyre. Edhe pse jemi 5 muaj para Zgjedhjeve Lokale të 30 Qershor 2019,  Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë thekson me forcë se  procesi aktual i  Reformës, i cili është drejt dështimit të radhës duket se po manifeston sërish  një sjellje  aspak   institucionale dhe një sjellje politike aspak qytetare e të maturuar, duke thyer plotesisht  besiminn e qytetarëve  dhe votuesve shqiptare në  realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend  .

Deklarata e plotë

Procesi aktual i Reformës Zgjedhore drejt deshtimit të radhës , Komisioni i Reformës Zgjedhore të veproj me urgjencë transparencën mbi çështjet thelbësore për Zgjedhjet Loale të 30 qershor-it 2019 Reforma Zgjedhore është procesi më i rëndësishëm reformues në përcaktimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm i cili përbën gurin e themelit të sistemit demokratik. Si i tillë ky proces reformues duhet të sigurojë transparencë maksimale dhe zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor e veçanërisht të legjislacionit mbi konsultimin publik, të gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar si dhe të trajtimit e shqyrtimit me seriozitet të propozimeve dhe rekomandimeve të tyre. Diskursi i ashpër politik midis 2 partive më të mëdha në vend, PS e PD, ka bllokuar punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore në vend dhe mungesa e transparencës në vashdim të ecurisë së këtij Komisioni po cënon rëndë investimin disa vjecar të gjithë aktorëvë kombëtare e ndërkombëtarë, për të realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithpërfshirësë në kohë dhe po vazhdojnë të rrezikojnë mos sigurimin e një mekanizmi lgjor që të ndihmojë në dhëniën e besimit ose në forcimin e integritetit të proceseve zgjedhore. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë vitit 2018 e në vijim e ka kontribuar me rekomandime e

sygjerime konkrete në ndihmë të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashëta të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus midis tyre Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë sjell në kujtesë se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka që nga 9 Dhjetor i vitit 2018 që nuk ka zhvilluar anjë mbledhje dhe nuk ka bërë transparente asnjë vendim ne lidhje me punën e komisionit, vetëm ka kërkuar shtyerje të afatit të punës për 30 ditë, pa dhënë asnje arsye publike për cfarë po ndodh. Edhe pse jemi 5 muaj para Zgjedhjeve Lokale të 30 Qershor 2019, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë thekson me forcë se procesi aktual i Reformës, i cili është drejt dështimit të radhës duket se po manifeston sërish një sjellje aspak institucionale dhe një sjellje politike aspak qytetare e të maturuar, duke thyer plotesisht besiminn e qytetarëve dhe votuesve shqiptare në realizimin e

zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend . Pjesëmarrja mazhorancë-opozitë në proceset reformuese zgjedhore është vlerë dhe pasuri e praktikës parlamentare, e komunikimit dhe dialogut politik. Këto vlera duhen shfrytëzuar në tërë dimensionet e tyre duke siguruar bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktoreve të tjerë institucionalë, politikë dhe jo-politikë, karakteristikë e cila nuk është manifestuar asnjëherë më parë. Arritjet e deritanishme që kanë shënuar proceset zgjedhore, por edhe të gjitha problematikat e deritanishme që i kanë shoqëruar ato janë meritë, por edhe përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e dy forcave

kryesore politike, Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD).

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë sjell sërish në vëmndje se shumica e përfaqësimit në Komision me

deputetë të këtyre dy forcave dhe drejtimi i tij me bashkëkryesim të PS e PD ështe një formulë e pranuar

që synon të përbëjë garanci për mosveprime të njëanshme nga asnjëra prej palëve dhe jo frymë për një

dakortësi të mbyllur mes tyre.

Ndaj në mënyrë absolute procesi i Reformës Zgjedhore duhet të jetë një model shembullor i

ligjshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës për çdo proces tjetër politik, ligjor apo

ndërinstitucional.

I shqetësuar nga ecuria e deritanishme e këtij procesi, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje

liderit politik të mazhorancës Z. Rama dhe liderit të opozitës z. Basha që në frymën e

bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për interesat madhore të vendit, t’i kushtojnë vëmendjen e

seriozitetin e duhur këtij procesi dhe të japin mesazhe të qarta për 2 bashkekryetarët e Komisionit të

Reformës Zgjedhore të bejnë publike,në mënyrë urgjente, finalizimin e Reformes ashtu sikundër e kanë

premtuar që nga viti 2012.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë inkurajon Komisionin e Reformës Zgjedhore në gjetjen sa më shpejt të

vullnetit politik, nëse pretendohet të adresohen ndryshime të çështjeve thelbësore të procesit zgjedhor si:

administrimi, teknologjia, sistemi i përfaqësimit, etj, pasi në dritën e rekomandimeve të Kodit të

Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, këto ndryshime ligjore duhet të

ishin miratuar brenda muajit qershor 2018, pra një vit para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Në këto rrethana, Koalicioni sjell në vëmendje se Komisioni duhet të angazhohet përfundimisht në

adresimin e problematikave ngushtësisht të lidhura me procesin e Zgjedhjeve Lokale në 30

qershor 2019 dhe t’i miratojë ato brenda mandatit aktual të zgjatur nga Kuvendi, duke informuar

publiun në kohe reale e gjithë institucionet që mireadministrojnë proceset zgjedhore në Shqipëri.

Realizimi i Reformës Zgjedhore në vend, veçanërisht pas rekomandimit të Komisionit Europian për

hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, merr një rëndësi jetike për të ardhmen

demokratike të Shqipërisë.