Klodiana Lala tregon për takimin me Ardian Çapjan, tregon taktikën e kriminelëve:...

Klodiana Lala tregon për takimin me Ardian Çapjan, tregon taktikën e kriminelëve: I kanë kapur të gjithë politikanët shah-mat

518
0

Gazetarja Klodiana Lala tregon se për herë të parë e ka takuar në varrimin e avokatin e tij, Ravik Gurrën.

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me herën e parë që është takuar me Ardian Çapjan. Lala tregon se për herë të parë e ka takuar në varrimin e avokatin e tij, Ravik Gurra.

Më tej ajo shton se situata kriminale në vendin tonë është në këtë nivel pasi politikanët ndër vite kanë bashkëpunuar me krimin.

“E njoh personalisht, e kam takuar në varrimin e avokatit të tij. Ka ardhur bashkë me njerëzit e familjes. Unë mendoj që situata ka ardhur deri këtu sepse kriminelët kanë përdorur një taktikë shumë interesante. Kanë lëvizur sa tek njëri krah tek tjetri i kanë kapur të gjithë shah-mat,”-tha Lala.