Klaudia Pepa: Albës ia lashë vetë edhe vendin tim edhe Albin

Klaudia Pepa: Albës ia lashë vetë edhe vendin tim edhe Albin

476
0

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka mbështetur Arilena Arën për fitoren e saj në “Festivalin e Këngës”. Në një foto të Arilenës me kupën në dorë, balerina e uroi atë për fitore.

 

Komentin e Klaudias një ndjekëse e ka parë në një këndvështrim tjetër dhe e ka lidhur atë me Alba Hoxhën.

 

Ajo shprehet se Klaudia nuk pëlqeu Elvanën meqë Alba Hoxha ishte pjesë e trupës së baletit në performancën e Elvanës.

 

“Ke konflikt interesi se është Alba Hoxha në performancën e Elvanës”, i shkruan komentuesja.

 

Ky koment nuk i ka shpëtuar aspak Klaudias dhe i përgjigjet se Albës ia ka lënë vetë vendin dhe se tani ka konkurrentë italianë.

 

“Kam konkurrentë italianë tani, Albës ia lashë vendin vetë”, i përgjigjet balerina.

 

Më pas komentuesja vazhdon duke e ngacmuar dhe e pyet nëse ia ka lënë vetëm vendin apo edhe Albin dhe balerina i përgjigjet se ia ka lënë të dyja.

 

“Të dy bashkë”, shkruan Klaudia.