Kjo është rrahja më e famshme në histori mes VIP-ave shqiptare

Kjo është rrahja më e famshme në histori mes VIP-ave shqiptare

697
0

noizy-dhe-cozman-e-tuna-kryesore

Përveç këngës rrahjet në mes të estradës sonë shpesh herë kanë qenë në qendër të vëmendjes. E filluan Adelina Ismaili me Leonora Jakupin, por ato tashmë ato më vonë u zhvendosën në taborin e reperëve

Estrada kosovare nuk e kalojnë mirë.

Kjo u vërtetua edhe me ngjarjen e sotme e cila mund të konsiderohet si përleshja më e famshme e viteve të fundit në mes të këngëtarëve të estradës.

Rrahja e sotme në mes të anëtarëve të labelit BabaStars dhe labelit OTR të Shqipërisë, është njëra prej më seriozeve, pasi që në të u shtie edhe me armë zjarri.

Por, para kësaj ka pasur edhe rrahje të tjera. Më seriozja ishte konsideruar rrahja në mes të këngëtareve femra, Adelina Ismailit dhe këngëtares nga Drenica Leonora Jakupi.

Adelina Ismajli vs Leonora Jakupi

Kjo rrahje ishte cilësuar si një rrahje xhelozie në mes të këngëtarëve, edhe pse shpeshherë ajo kishte marrë edhe ngjyra politike.

Mediat atë botë shkruanin se Leonora ishte rrahur nga motrat Ismaili dhe nëna tashmë e ndjerë e tyre Mona. Për këtë kishte pasur edhe një proces gjyqësorë. Këngëtaret ende nuk flasin me njëra tjetrën.

Një skandal tjetër kishte ndodhur edhe më parë në mes të Noizyit dhe labelit BabaStars, ku protagonist thuhej që ishte Ledri Vula.

Noziy OTR vs Babastars, Getoar Selimi, Ledri Vula, Skivi Agon Amika

Rrahja në mes të tyre kishte ndodhur në një aeroport në Zvicër. Ishte dashur të intervenojë policia që ata të ndahen. Po ashtu në këtë rrahje mori pjesë edhe Skivi, që edhe sot u tha që qishte protagonist para rrahjes me Noizyit dhe Cozman.

Babastars vs OTR

Kush e rrahu kënd në Zvicër ende nuk dihet, por e tëra përfundoi me disa video nëpër rrjete sociale ku të dy palët e shpallnin vetën fitimtarë, si BabaStars ashtu edhe OTR.

Një rrahje tjetër kishte ndodhur gjatë 2010-ës ku për protagonist përsëri ishin anëtarët e labelit BabaStars, por kësaj radhe ata ishin përleshur me bandën e Gold AG-së. Në këtë përleshje thuhej që Goldi kishte dalë fitimtarë ndaj Getoar Selimit, por një gjë e këtillë ende nuk është vërtetuar.

Gold Ag

Edhe Shqipëria nuk ka qenë pa përleshje në këtë sferë. Kujtojmë sherrin në Kënga Magjike që ka ndodhur në mes të Stines dhe Flori Mumajesit. Stine e kishte nisur këtë sherr me Florin pas votave që bëhen në këtë spektakël, kurse në këtë përleshje ishte përfshirë edhe Stresi.

Por, përleshja e sotme mund të konsiderohet më seriozja deri me sot pasi që në të u përfshinë edhe armë zjarri.

Noizy, Stresi, Stine, buri i vesa lumes

Por, ajo që dihet është se estrada shqiptare nuk po e “çon” mirë me njëra – tjetrën dhe xhelozia i ka përfshirë ata në të gjitha sferat, edhe pse industria muzikore në Kosovë dhe Shqipëri mund të konsiderohet më e zhvilluara në Ballkan viteve të fundit.