VIDEO/ Surpriza e Ministrisë së Mbrojtjes për djalin e Floran Deliajt

VIDEO/ Surpriza e Ministrisë së Mbrojtjes për djalin e Floran Deliajt

583
0

babai16Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shpërndarë një video në profilin saj në Facebook nga momenti i surprizës që u është bërë sot tre fëmijëve të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Floran Deliaj, që bashkë me pilotin tjetër toger Donald Hoxha u ndanë nga jeta më datë 6 prill 2016, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri EC 145, me të cilin po zhvillonin një fluturim stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe.

Në shtëpinë e tyre kanë mbërritur ish-kolegë të Floranit nga Forcat Ajrore, të cilët bashkë me gjyshin e fëmijëve kanë bërë gjithë përgatitjet e mëngjesit për ditën e parë të shkollës, duke i shoqëruar në shkollën 9 vjeçare “Mihal Grameno” në këtë ditë të gëzuar për ta.

“E di që Floranin nuk mund t’ia zëvendësojë askush, megjithatë respekt për ushtarakët e Farkës që menduan t’ia bëjnë sa më të gëzueshme këtë ditë 3 vajzave të Dëshmorit të Ardheut.

Suksese Jehonës në klasën e 6-të, Kleas në të 3-tën dhe Fjollës në kopsht!”, shkruan Kodheli në postimin e saj në facebook.

Kan qënë momente me të vërtetë prekëse ato momente, kur si një familje e madhe të gjithë bashkë janë futur në oborrin e shkollës, kanë qëndruar në pritje të rrështimit para shkollës për të filluar ditën e parë të shkollës.

Të gjithë bashkë, kolegë dhe familjarë të Floran Deliajt, kanë bërë që tre fëmijët e tyre ta ndjenin sa më pak mungesën e të atit, në ditën e parë të shkollës.