Kjo është arsyeja pse fëmijët sillen keq me nënat e tyre dhe...

Kjo është arsyeja pse fëmijët sillen keq me nënat e tyre dhe engjëj të ëmbël me të tjerët?

122
0

Fëmija juaj është shumë i dashur me babain, me gjyshen, me kujdestaren e kopshtit, në sheshin e lodrave etj, por kur jeni vetëm ju sjell vetëm shqetësime? Nëse ju tingëllon e njohur kjo me siguri keni pyetur veten se “çfarë po bëj keq”? Ndaloni së torturuari veten: nuk ka të bëjë me ju. Fëmijët kanë arsyet e tyre, dhe këto arsye janë në të vërtetë të mira. Bright Side ka publikuar se përse fëmijët kanë tendencë të sillen keq kur nëna e tyre është përreth, dhe ja çfarë thonë ekspertët.

Një hidhërim është një mënyrë e komunikimit, dhe kështu fëmija juaj në fakt po ju thotë, “Unë kam nevojë për ty, mami!”. Nëse fëmija juaj akoma nuk arrin t’i artikulojë mirë të gjitha fjalitë, atëherë është shumë e natyrshme që ai të përpiqet të tërheqë vëmendjen në çfarëdo lloj mënyre që të mundet. Për çdo fëmijë, nëna është burimi ku ai plotëson nevojat themelore, për ushqim dhe siguri dhe kjo është arsyeja përse ata bëhen më emocionalë kur nëna është përreth.

Ja se si një ekspert për prindërimin dhe arsimin, Dr. Ann Corwin, e shpjegon këtë fenomen: “Nënat simbolizojnë nevojat për fëmijët dhe biologjikisht, fëmijët janë të lidhur me nënën për shkak të nevojës për ushqim dhe mbijetesë. Kjo është arsyeja pse fëmijët do të përshkallëzojnë sjelljen e tyre për të marrë vëmendjen nga nëna e tyre në çfarëdo llojë mënyre që munden. Baballarët, nga ana tjetër, simbolizojnë besimin, duke marrë rreziqe  dhe duke luajtur me fëmijën. Kështu që fëmijët nuk do të jenë aq të dëshpëruar për atë vëmendje kritike nga baballarët e tyre, pasi nuk është një lidhje e lindur për mbijetesë. ”

Ju jeni simboli i rehatisë së fëmijës tuaj/ Fëmijët nuk kanë tendencë të tregojnë gjithë gamën e tyre të emocioneve me njerëzit që nuk u besojnë. Kjo është mënyra se si ata duke ulëritur mund t’ju tregojnë se janë duke ju besuar dhe se ndihen më të sigurt kur ju jeni afër. Pra të vepruarit si më lart mund të jetë mënyra se si fëmija po ju thotë: Ndihem i sigurt dhe i qetë me ty mami.

Ja çfarë mund të bëni, nëse fëmija juaj kursen të gjithë agresivitetin e tij për ju

Kemi zbuluar se nuk është në të vërtetë një gjë e keqe kur fëmija juaj po sillet keq para jush që jeni nëna e tyre. Por a duhet të toleroni në heshtje sjelljen e tyre të gabuar? Ekspertët besojnë se nuk duhet. Këtu janë disa mënyra për ta mësuar fëmijën tuaj se si të jetë më i kujdesshëm me nënën :

1.Pranoni sjelljet e fëmijëve tuaj dhe mos i merrni ato personale. Jepini fëmijës tuaj kohë dhe hapësirë për t’u sjellë keq, vetëm sigurohuni që ata të mos dëmtojnë veten ose askënd përreth.
2.Jepni fëmijës tuaj një shans për t’u “shfryrë” diku. Nëse fëmija juaj ndjek një kopsht ditor ose shkollë, ai duhet të sillet mirë gjithë ditën dhe të qenit në shtëpi vetëm me ju mund ta ndihmojë të çlirohet. Kjo nuk është mënyra e vetme për të nxjerrë gjithë sikletin e tij pasi mund t’i ofroni disa alternativa: vrapimi , argëtimi në oborrin e shtëpisë ose ndoshta vizatimi ose leximi i një histori me zë të lartë.
3.Ndajini disa nga punët tuaja për partnerin tuaj. Nëse fëmija juaj komunikon me babin më pak sesa me ju, ka gjasa që fëmija ta trajtojë atë  “më mire”. Herë  pas here, kërkoni nga partneri juaj të lajë fëmijën tuaj ose ta ushqejë atë, nëse dyshoni se do të shihni një shqetësim tjetër.
4.Flisni me fëmijën tuaj dhe shpjegojini se si ndiheni, nëse janë rritur sa duhet për të kuptuar. Dhe mos lejoni që ata të përfitojnë nga ju. Duhet të mbani edhe disiplinën e zbatuar| Ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë që mamaja është gjithmonë atje për t’i ngushëlluar dhe mbështetur ata, por ajo ka ndjenja, dhe ato duhet të respektohen./living/