Kinë/ Shpërthen impianti kimik, 47 të vdekur dhe 500 të plagosur

Kinë/ Shpërthen impianti kimik, 47 të vdekur dhe 500 të plagosur

343
0

Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar uzinën kimike të’ Tianjiayi Chemical’ në provincën kineze të Jiangsu duke shkaktuar të paktën 47 të vdekur dhe 500 të plagosur. Tronditja e fortë ka shkaktuar edhe një tërmet me magnitutë 2.2 të shkallës Rihter.

Imazhet e publikuara në media dhe rrjetet sociale tregojnë flakë të larta dhe një re të dendur që ngrihet sipër strukturës, e specializuar në prodhimin e plehrave.

Tronditja preku edhe banorët e zonave fqinje të cilët u transportuan në spital për dëmet e shkaktuara nga vala e goditjes së shpërthimit që në shumë raste shkatërroi dritaret.

Ky episod nuk është i vetmi në një sërë aksidentesh, shpesh për shkak të rregullave të sigurisë të paqëndrueshme. Në nëntor, një kamion tank që përmbante lëndë djegëse kimike shpërtheu në hyrje të një uzine kimike rreth 100 kilometra larg Pekinit, në një zonë të caktuar për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore 2022, duke vrarë 23 njerëz dhe duke plagosur 22 të tjerë.