Kina i mbyll gojën shkencëtares, ‘Gruaja Lakuriq’ kishte zbuluar kodin gjenetik të...

Kina i mbyll gojën shkencëtares, ‘Gruaja Lakuriq’ kishte zbuluar kodin gjenetik të Covid-19 që prej 2 janarit

816
0

KINË– Të shumtë janë ekspertët e shëndetësisë apo shkencëtarët të cilët gjatë kësaj kohe kur po studiojnë për virusin vdekjeprurës, janë sulmuar keq nga qeveria kineze. Së fundmi ka qenë edhe rasti i një shkencëtarje kineze, Shi Zhengli  e cila është një nga ekspertet më të mira në botë për koronaviruset. Ajo arriti të zbulojë përbërjen gjenetike të Covid-19, gjetja kryesore që çon në prodhimin e vaksinës kundër virusit.

Por sipas mediave të huaja Kina ia ka mbyllur gojën, shkencëtares e cila me gjetjen e saj mund të ndihmojë botën. Shi Zhengli, njihet ndryshe në Kinë si ‘Gruaja Lakuriq’ pasi ajo ka bërë me vite të tëra ekspedita nëpër shpella, për të zbuluar më shumë rreth lakuriqëve të natës.

Dailymail shkruan se Zhengli u thirr në laboratorin e sigurisë së lartë në Wuhan në fund të dhjetorit të 2019, atëherë kur u shfaq edhe Koronavirusi. Dhe vetëm brenda tre ditëve ajo arriti të bënte zbërthimin gjenetik të koronavirusit. Ajo sëbashku me ekipin e saj zbuluan se ky virus kishte lidhje me lakuriqët e natës , që gjendet të paktën 1000 milje larg, në Yunnan të Kinës.

Ndër të tjera në artikull thuhet se një gazetar kinez, Gao Yu, tregoi se gjatë një bisede me shkencëtaren, kjo e fundit i kishte treguar se kishte përfunduar sekuencën e geneve të virusit që prej datës 2 janar. Por nuk kishte mundur të bënte asgjë sepse ia kishin mbyllur gojën, për gjetjet e saj që sot mund të kishin ndihmuar botën.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Burimi: Dailymail