Kim Kardashian së shpejti avokate: “Mund ta bëj me sy mbyllur!”

Kim Kardashian së shpejti avokate: “Mund ta bëj me sy mbyllur!”

379
0

Me sa duket të gjithë e paskemi nënvlerësuar Kim Kardashian West.

Kjo pasi sipërmarrësja e kompanisë së produkteve të bukurisë, së shpejti nënë e katër fëmijëve, do të studiojë ligjin e kriminalistikës.

Kim ka folur në një intervistë për “Vogue” për provimin që mund të japë së shpejti, për të studiuar ligjin dhe për t’u bërë ndoshta një avokate e zonja në fushën e reformës në drejtësi.

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim.

Vetë bashkëshorti i saj Kanye West nuk çuditet me këtë zgjedhje pasi sipas tij, ajo gjithnjë e ka pasur brenda vetes këtë aftësi.

Në verë ajo do të bëjë atë që quhet “baby bar”, një provim pranimi për në universitet që i jep të drejtën të vijojë studimet për 3 vjet.

38-vjecarja tha se është frymëzuar nga rasti i gjyshes Alice Marie Johnson, e cila ishte dënuar me burg të përjetshëm për drogë, por Kim arriti ta lironte.

Kim nisi stazhin në një firmë lirgjore në San Francisco, në mënyrë që të përgatitej për provimin dhe tani studion 18 orë në javë me dy avokatë.