Këtë mos ia thoni kurrë dikujt që agjëron

Këtë mos ia thoni kurrë dikujt që agjëron

115
0

 

Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin Islam, gjatë të cilit myslimanët përreth botës agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit. Ata që agjërojnë, përjetojnë ndryshime në shumë mënyra – prej disiplinës e deri tek ajo çfarë duhet ose nuk duhet të thuhet. Prandaj, gjatë këtij muaji, duhet të tregohet mirëkuptim me ata që agjërojnë dhe të mos ua themi këto gjëra:

  1. Pra nuk hani dhe nuk pini për 30 ditë?

Sigurisht se ata që agjërojnë e dinë çfarë bëjnë. Janë të sigurt se do të vdisnin nëse do të provonin të mos hanin asgjë për 30 ditë.

  1. A është në rregull të ha para teje?

Natyrisht se është në rregull. Një nga principet kryesore të agjërimit është disiplina dhe ai që agjëron nuk duhet të brengoset për atë që ha para tij, transmeton Gazeta Express.

  1. Pse po agjëron? A nuk është e dëmshme për ty?

Nuk keni nevojë të flisni kaq negativisht. Askush nuk po e dënon veten duke agjëruar. Ramazani është një kohë e veçantë për myslimanët. Ka kohëra kur mund të jetë e vështirë por zgjatë vetëm një muaj dhe kjo të mëson se si njerëzit e varfër jetojnë çdo ditë. Agjërimi konsiderohet i obligueshëm për të rriturit të cilët mund të agjërojnë. Nuk duhet të agjëroni nëse keni probleme me shëndetin.

  1. Ha pak nga këto, askush nuk do ta dijë!

Nëse i thoni kështu dikujt, ia keni huqur komplet. Ramazani nuk është thjeshtë të evitosh ushqimin dhe pijet. Myslimanët e përdorin këtë muaj për vetë-disiplinë, për t’u bërë shpirtërisht më të fuqishëm, për t’i vlerësuar ato që ua ka dhënë Zoti, për të reflektuar mbi bamirësinë dhe zemërgjerësinë.

 

  1. Duhet të jesh shumë i uritur!

Nëse e njihni dikë që agjëron Ramazanin, thjeshtë veproni normalisht. Nëse ende ju duket i tërë koncepti i vështirë për t’u përshtatur me këtë, kujtojeni se ai zgjatë vetëm një muaj dhe më pas vjen Bajrami. Kjo është sikur Krishtlindja por pak më ndryshe.

loading...