“Kërkuan lekë, i thashë që nuk kemi”- 61-vjeçari rrëfen minutat e përballjes...

“Kërkuan lekë, i thashë që nuk kemi”- 61-vjeçari rrëfen minutat e përballjes me grabitësit gjatë natës: Kemi dhënë në polici emrat e…

314
0

“Dëgjova zhurmë dhe dola menjëherë. Ishin dy të maskuar dhe me rroba të zeza, të armatosur. Kërkuan lekë, i thashë që nuk kemi”– Këto janë disa nga fjalët e pronarit të banesës në fshatin Spiten të Lezhës që u grabit mbrëmjen e djeshme.

Duke folur për mediat jashtë ambienteve të spitalit, ku ai mori mjekin pasi së bashku me të shoqen u dhunuan nga autorët, ende të paidentifikuar, ka rrëfyer se çfarë ndodhi në minutat kur në shtëpinë e tyre hajdutët kërkonin para.

“Kur kanë ikur kanë ikur në këmbë, me çfarë kanë ardhur nuk e di, dolën jashtë e pasi i morën ato telefona e lek, jo shumë, dola jashtë ti shoh nga ikën, hipën sipër avllisë dhe ikën.

S’kena asnjë të dhënë, ishin me maska ku me i njoft. Policia na tha a ke pas punëtorë? Kena ba ca punime te shpia, kena pas ca punëtorë, kena dhan do emra”, u shpreh 61-vjeçari Gjergj Doçi.

Policia njoftoi mbi ngjarjen se është njoftuar nga Gjergj Doci, “se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen Vitore Doci, 47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë”.

 

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve, bëri me dije policia.

 

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.