Këngëtar i polifonisë e infermier, ky është 60-vjeçari që humbi jetën tragjikisht...

Këngëtar i polifonisë e infermier, ky është 60-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Fier

543
0

 

 

Personi që shihni në foto është Siri Runaj, 60-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga kati i 7 i ballkonit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:15 të mëngjesit në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se Runaj, me profesion infermier, ndërsa thuhet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni në rrethana ende të paqarta. Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme. Madje, në profilin e tij në “Facebook” shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka kryer veprimet hetimore dhe ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Fierit.

Brenda pak ditësh kjo është ngjarja e dytë e ngjashme që ka tronditur Fierin, pasi të shtunën e kaluar një grua me profesion mësuese ra aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.