Kënga “Hana” e Fifit, DJ PM dhe DJ Dagz i ka mahnitur...

Kënga “Hana” e Fifit, DJ PM dhe DJ Dagz i ka mahnitur të gjithë, ja në cilin vend renditet momentalisht në gjithë botën

235
0

Tre artistët nga Kosova, Fifi, DJ PM dhe DJ Dagz së fundmi lansuan bashkëpunimin e ri muzikor. Kënga “Hana” që u realizua edhe me klip u prit mirë nga fansat e tyre dhe tashmë është kthyer në hit.

Përveç kësaj projekti ka arritur edhe një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Fifi përmes një postimi në InstaStory ku shihet renditja globale e gjithë këngëve.

“Hana po ç mendet, e 27-ta në listën e trendëve në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Fifi sipër postimit.