‘Kemi ekip më të mirë se Partizani dhe Vllaznia’, Martini për titullin:...

‘Kemi ekip më të mirë se Partizani dhe Vllaznia’, Martini për titullin: Të fitojmë çdo ndeshje…

399
0

Trajneri i durrsakëve, Edi Martini ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Teutës dhe Partizanit e, programuar të luhet nesër (16.45). Tekniku shkodran shprehet se ekipi i tij është shumë më i mirë se i të kuqve apo dhe Vllaznisë, por fati ka ndikuar edhe për keq. Sa i përket titullit, Martini ka besim, pavarësisht se kryesuesit janë +9 pikë. Gjithçka ka të bëjë me faktin se janë edhe shumë pikë në lojë, e gjërat mund të ndryshojnë.

“Ana fizike e ekipit të Partizanit është shumë e dobët sesa ne. Jam i bindur se kemi ekip më të mirë se Vllaznia dhe Partizani, pavarësisht se fati dhe gjendja psikologjike pas barazimeve radhazi nuk ka qenë e duhura, gjithsesi shpresoj dhe jam i bindur se jemi më lart se ata.Para kësaj ndeshje më shqetëson vetëm moti sepse ka reshje dhe rëndohet terreni i fushës. Jemi ekip që e luajmë topin mirë dhe e qarkullojmë mirë dhe nëse fusha nuk është në rregull ne na pengon.

Por është e njëjta gjë edhe për Partizanin sepse edhe ata kanë lojtarë teknikë.Titulli? Pavarësisht se Vllaznia është shkëputur 9 pikë, ne jemi në ndjekje të saj. Diferenca sa duket e madhe, aq është edhe e shkurtër sepse janë shumë pikë në lojë. Të fitojmë ndeshjet tonë dhe të bëjmë kampionatin tonë.

Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, gjithsesi nuk i kemi arritur të gjitha. Ndoshta edhe prej nervozizmit tonë dhe fatit. Pavarësisht renditjes sonë, ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Është e vërtetë se derbi të jep moral, por edhe të losh. Isha në stadium dhe e pashë ndeshjen nga afër” – tha ai.