“Kemi dy muaj pa marrë rrogat, jemi kërcënuar”/ Punëtorët e riciklimit në...

“Kemi dy muaj pa marrë rrogat, jemi kërcënuar”/ Punëtorët e riciklimit në inceneratorin e Elbasanit sërish në protestë për pagat e prapambetura

195
0

Punonjësit e riciklimit të mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit kanë protestuar sërish ditën e sotme, për mos marrjen e pagave dy muajt e fundit. Gazetari Fatmir Popja në një komunikim live për News24 tha se prej dy muajsh punonjësit e këtij inceneratori nuk kanë marrë pagesat e tyre.

Ata thanë se janë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe paga që marrin aty është shpresa për familjet e tyre që të mund të sigurojnë minimumin e jetesës.

 

“Nuk na kanë paguar prej 2 muajsh, Na gënjejnë do i marrim sot apo nesër. Na kanë vonuar edhe herë të tjera. Na kanë kërcënuar se do na heqin nga puna nëse protestojmë. Në këtë punë po bëj 3 muaj.”, tha për ‘News24’ një prej protestuesve.

 

Punonjësi tha se drejtuesit u kishin premtuar disa herë pagën, por nuk ua kishin dhënë atë.

Kompania Albtek Energy, e cila ka në zotërim koncesionin për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan përfshi inceneratorin, u sekuestrua në dhjetor të vitit që shkoi nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, për shkak të akuzave mbi drejtuesen e saj Stela Gugallja, e cila është arratisur.