Kë zgjedh mes Tunës dhe Gentës? Nora Istrefi befason me përgjigjen: Normalisht...

Kë zgjedh mes Tunës dhe Gentës? Nora Istrefi befason me përgjigjen: Normalisht që… (VIDEO)

695
0

Si gjithmonë marrëdhënia e dy kunatave të njohura, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi ka ngjallur interes te publiku.

Së fundmi Nora i ka befasuar të gjithë me një deklaratë të bërë gjatë një interviste për “Mirage”.

 

E pyetur në rubrikën “Kë zgjedh” së cilën do të zgjidhte mes dy këngëtareve, Tuna Sejdi dhe Genta Ismajlit, Nora u përgjigj pa asnjë hezitim.

 

“Normalisht që kunatën”, tha këngëtarja duke qeshur. Kujtojmë se edhe më herët Nora është shprehur se nuk ka ndodhur asgjë mes saj dhe Tunës, duke shtuar se nuk e sheh si armike.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunë nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora.