Katër oficerë të Prokurorisë kontroll në shtëpinë e Tahirit

Katër oficerë të Prokurorisë kontroll në shtëpinë e Tahirit

410
0

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur kontrollin e shtëpisë së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kanë qenë 4 oficerë të Policisë Gjyqësore të kësaj prokurorie të cilët kanë mbërritur rreth orës 14.00 në shtëpinë e deputetit. Kontrolli vjen një ditë pasi Parlamenti votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit, dhe pro heqjes së imunitetit. Vendimi i Kuvendit përmban kontrollin jo vetëm të banesës, por edhe të telefonave, adresave të emailit dhe gjithçka që Prokuroria e Krimeve të Rënda mendon se i shërben hetimit. Në përgjimet e ardhura nga Italia, emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendej nga Moisi Habilaj i cili i thoshte shokut të tij se gruas dhe nënës së Tahirit i ka blerë nga një varëse.