Katër ditë pas tërmetit tragjik, MSH: 3 persona janë dërguar jashtë, vetëm...

Katër ditë pas tërmetit tragjik, MSH: 3 persona janë dërguar jashtë, vetëm një vajzë në gjendje të rëndë

360
0

 

Ministria e Shëndetësisë katër ditë pas tërmetit tragjik, ka raportuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.

Sipas MSH gjendja e tyre është e mirë, 3 rastet që kërkojnë një mjekim më të specializuar janë transferuar jashtë vendit, me përjashtim të një vajze që ndodhet në gjendje të rëndë por kemi të bëjmë me një siituatë delikate që e bën të pamundur transferimin e saj.

’41 persona janë shtruar në spital, ndërkohë 3 prej tyre janë dërguar jashtë vendit për një mjekim të specializuar. Gjendja e të lënduarve nga tërmeti paraqitet e mirë, vetëm një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë, por sipas mjekëve ajo nuk mund të transferohet jashtë vendit sepse situata e saj është delikate’, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë.