Kate Middleton shfaqet për herë të parë pas operacionit

Kate Middleton shfaqet për herë të parë pas operacionit

401
0

Kate Middleton është shfaqur për herë të parë në publik pas dy muajsh që iu nënshtrua ndërhyrjes abdominale. Princesha e Uellsit u fotografua të hënë e ulur në sediljen e pasagjerit të një makine të zezë tip Audi SUV që drejtohej nga nëna e saj, Carole Middleton, pranë kështjellës së Uindsorit. Kate u përpoq mos të binte në sy duke vënë syze të errëta dhe flokët i kishte lënë të lëshuara.

E ëma e saj gjithashtu ishte veshur thjesht. Nuk dihet se ku po shkonin dhe dukej se në mjet ishin vetëm ato të dyja. Kate nuk është fotografuar në publik që prej 25 dhjetorit 2023 kur së bashku me princin Uilliam dhe tre fëmijët e tyre morën pjesë në një event në kishën e Shën Maria Magdalenës në Norfolk.

Gjendja e princeshës u kthye sërish në temë thashethemesh javën e shkuar pasi princi u largua nga një shërbesë përkujtimoreje në nder të mbretit Kostandin II i Greqisë për “arsye familjare të paditura”. Një zëdhënës i pallatit Kensington tha se Kate “ishte mirë”, por zërat nuk reshtën. Më 29 shkurt, zëdhënësi tha: “Pallati Kensington i bëri të qarta rrethanat e rikuperimit të princeshës në janar dhe do të jepnim vetëm përditësime të rëndësishme. Ky udhëzim qëndron ende”. Kate duhet të rikthehet në detyrat mbretërore më 31 mars.