
Edi Rama ka deklaruar në “Abc e Mëngjesit” se nuk ka informacion për karantiminin e mjekëve shqiptarë që u kthyen nga Italia. Rama ka theksuar se të gjithë mjekët kanë bërë testin për COVID-19 dhe kanë dalë negativë, por nuk e di se ku ndodhen ata aktualisht, në shtëpi apo hotele.
Intervista:
Enkel Demi: Po më thonë që mjekët që janë kthyer nga Italia janë karantinuar në shtëpitë e tyre. Është e vërtetë?
Edi Rama: Më gjeni të papërgatitur për këtë pyetje. Nuk mund të jap një përgjigje. Nuk e di, nuk mund ti referohemi asaj që thoni.
Enkel Demi: Kaq i pabesueshëm jam?
Edi Rama: Nuk e di që janë në karantinë apo jo, por di që janë testuar dhe kanë dalë negativë
Enkel Demi: A jemi ende në luftë?
Edi Rama: Jemi në luftë derisa të dalë vaksina.
Enkel Demi: Sa të rëndishme ishin ato blindat në rrugë.
Edi Rama: Shumë të rëndësishme. Kemi bërë siç bënë edhe vendet e tjera. Ishin për ata të pabindurit.