Një grua nigeriane është arrestuar për kthimin e një burri të bardhë në kafshën e saj shtëpiake në Britani të Madhe. Incidenti ndodhi ditën e djeshme, përkatësisht të mërkurën, pasi policia britanike vërejtën një grua që kishte vënë një litar rreth qafe një personi me ngjyrë të bardhë, transmeton lajmi.net. Gruaja thuhet se ka përdorur gjoja magji të zezë tek burri i bardhë, gjë që e bëri atë të respektonte çdo urdhër të dhënë prej saj.
Në njërën prej rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar, gruaja e arrestuar u pa duke e shetitur dhe e zvarritur viktimën, siç potencojnë mediet britanike, “si një qen”. Policët, pasi vunë re një gjë të tillë, arrestuan gruan. Më vonë u konfirmua që zonja ishte në një mision hakmarrjeje.