Kanë- Nicole Kidman mbretëresha e bukurisë

Kanë- Nicole Kidman mbretëresha e bukurisë

575
0

Në Festivalin e Kanës 2017 vazhdohet të ëndërrohet. Edhe falë mbërritjes së të bukurës Nicole Kidman që magjepsi të gjithë me të parën e katër daljeve të saj, me një film jashtë konkursit, “How to talk to girls at parties”, të John Cameron Mitchell. Në tapetin e kuq ndihej frymëmarrja ekstravagante e filmit, aktorja sfiloi me një fustan të mbuluar me temina ngjyrë argjendi. Filmi është marrë nga tregimi i Neil Gaiman dhe ka protagoniste një vajzë aliene, Zan (Elle Fanning), që dashurohet me një adoleshent që pëlqen muzikën punk, Enn (Alex Sharp). Ngjarja zhvillohet në vitet ’70 në Londër. Në film Kidman luan rolin e një mbretëreshe, që menaxhon një lokal punk të modës.