Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që mposht Everestin

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që mposht Everestin

499
0

Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në botë “Everest”. “Sot në të gdhirë në 22 maj 2017 në orën 05:05. Ajo e mposhti Everestin.Uta nuk u tërhoq nga moti keq, duke nderuar  kombin shqiptar”, shkruan alpinisti Xhim Begeja në rrjetin social facebook. Pas kësaj arritjeje, vetë Uta në një postim në Facebook shkruan se “për të gjithë ju që më keni bërë të dua nënën natyrë, që më keni dhënë dashuri e përqafime, guxim e besim, nëpër ekspeditat tona të shumta për 6 vjet … e më shumë për ata që kanë besuar në ëndrrën time dhe më kanë bërë më të fortë drejt realizimit të saj! Jeta është sfidë me veten, është mësimi im për këto 50 ditë të ngjitjeve të mia të vështira në lartësi të mëdha mbidetare, nëpër #Himalaya …. ju falenderoj, veç e veç, prej zemrës, secilin”. Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, ka një lartësi prej 8.848 metra.  Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajat dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 8.850 metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës.