Kandidati shqiptar për këshillin bashkiak Breshia, Ahmet Bendo apel emigrantëve: Më votoni,...

Kandidati shqiptar për këshillin bashkiak Breshia, Ahmet Bendo apel emigrantëve: Më votoni, do jem zëri dhe zgjidhja juaj për çdo problem

1435
0

Ahmet Bendo është kandidat për në këshillin bashkiak në Bashkinë e Breshias. Ai jeton prej vitesh në Itali, ka punuar dhe punon në administratë, një shembull që tregon se sa shumë janë integruar shqiptarët në jetën publike dhe në shoqërinë italiane. Ftesa për të kandiduar i ka ardhur nga përfaqësuesi I listës Civica Del Bono 2.0, që është një nga gjashtë listat e majta që mbështesin kryebashkiakun Emilio Del Bono. Në këtë intervistë për portalin “Vizion.com.al”, zoti Bendo ka një thirrje për të gjithë bashkëkombësit e vet në këtë bashki: ta votojnë, sepse do të jetë zëri i tyre për çdo problem, do të zëdhënësi i tyre. Zoti Bendo është i vetmi kandidat shqiptar në zgjedhjet administrative Bashkiake Loggia 10 qershor 2018.

 

Zoti Bendo ju kandidoni më 10 qershor për këshillin Bashkiak ëe Bashkisë Breshia. Nga ju erdhi ftesa për të kandiduar?

 

Ftesa erdhi nga lista civica Del Bono 2.0. ( liste e qytetit ). Për të kandiduar duhet të plotësosh disa kushte. Mbasi unë i plotësoja këto kushte, me erdhi ftesa nga përfaqësuesi i listes civica Del Bono 2.0. Pranova të jem kantidat në këtë listë që është dhe një nga 6 listat e majta që mbështetim kryebashkiakun Emilio Del Bono.

 Cila është Partia me të cilën ju kandidoni?

Nuk kandidoj si anëtar Partie, ( nuk jam anëtar partie ) por me listën e qytetit. ( civica ).

 Image may contain: 5 people, including Ahmet Bendo

Për të gjithë ata që nuk ju njohin, kush është Ahmet Bendo, formimi profesional, karriera?

Ahmet Bendo është një qytetar Shqiptaro-Italian.  Kam përfunduar shkollën e Ministrisë së Rendit Publik (MPB), Oficer i gradës së ulët. Gjatë vitete kam mbajtur detyra të ndryshme në shërbim të popullit shqiptar.

 

Image may contain: 1 person, standing

Cilat janë pikat tuaja të forta?

Pastërtia morale, sinqeriteti, këmbngulja( determinacioni im) në zgjidhjen e problemeve me profesionalitet sipas vendit dhe autoriteteve. Përshtatja me situatat që paraqiten.

 

Njiheni për kontributin tuaj në shërbim të komunitetit shqiptar aty, cili është apeli juaj për bashkëkombësit?

 

Të nderuar bashkëkombas të mi, bashkëveproni me njëri- tjetrin duke punuar deri në minutat e fundit për të siguruar sa më shumë vota në favor të vetmit kandidat shqiptar në zgjedhjet administrative Bashkiake Loggia 10 qershor 2018. Me krijimin e Qeverisë Lega Nord -5 Stele sigurisht për të gjithë emigrantët, por më tepër për emigrantët shqiptarë do të vijnë ditë shumë të vështira aq sa askujt nuk i shkon në mendje. Prandaj duke votuar kandidatin tuaj Ahmet Bendo ju votoni për të gjithë emigrantët shqiptarë.  Në rast të një fitoreje eventuale nga ana ime, unë si këshilltar Bashkiak do të jem flamurtari juaj, ju atje do të keni zëdhënësin tuaj dhe tek une keni për të gjetur mikun dhe vellain e secilit prej jush . Me 10 qershor votoni listen Del Bono 2.0 duke vendosur X simbolit dhe shkruani Emrin dhe mbiemrin tim Ahmet Bendo.  Respekte!

Intervistoi: Eglantina Alliaj