Kandidati demokrat Blendi Sulaj sulmon LSI

Kandidati demokrat Blendi Sulaj sulmon LSI

1319
0

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, i 14 në listën e Qarkut të Tiranës Blendi Sulaj ka sulmuar LSI. Në një reagim në rrjetin social FB, zoti Sulaj thekson se ka ikur koha kur Shqiptarëve u bëhet presion për bukën e gojës.

“Duan të jenë forcë e parë, kanë 8 vjet në pushtet dhe flasin si opozitë për largim të oligarkeve, pra largim të vetvetes.
Ky është trendi më i fundit i një partie që për 8 vjet sa djathtas e po aq majtas ka qënë në qeverisje , ka përfituar dhe abuzuar me të e sot na flasin si të larë e të papërfshirë e madje akuzojnë pushtetin.
Kë akuzon LSI për keq qeverisje?Vet veten? Kush i ka patur postet më të rëndësishme në kabinetë qeveritare si me Berishën si me Ramën? Ku e kishte vullnetin për tu dhënë një shans shqiptarëve në këto 8 vite LSI?
Nëse oligarkët, për të cilët flisni sikur të jeni në opozitë, do ti kishit ndëshkuar me reforma dhe projekte për shqiptarët atëherë ndoshta mund të shkonit ballëhapur para elektoratit. Por ju jo vetëm që nuk e bëtë këtë, por e përdorët partinë si biznes i këq privat që detyron punonjësit të punojnë në kushte mjerane vetëm se u kërcënoni bukën e gojës.
Mos e humbisni as qetësinë e as dashurinë miq të LSI, është koha të kuptoni rëndësinë e votës së qytetarëve dhe jo të kartonave në parlament që i keni përdorur si shantazhe herë djathtas e herë majtas.
është koha dhe momenti që shqiptarët tu tregojnë që nuk mund tu bëhet presion me bukën e gojës.
është koha që shqiptarët të bashkohen rreth alternativës së djathtë.
Alternativa jonë e ka treguar me vepra se punon për shqiptarët, duke liberalizuar vizat, duke anëtarësuar vendin në NATO, duke realizuar projekte madhore si ajo e rrugës së kombit, rruga e Elbasanit apo projekte që ua ka bërë jetën më të mirë shqiptarëve.
Ne kemi një program, atë qe aplikon Donald J.Trump. Vendet e punës dhe ekonomia e fortë për shqiptarët është programi ynë i qeverisjes së drejtë.
Bashkë do t’ia dalim. LSI do të jetë e para por nga fundi. Shqiptarët e dinë këtë dhe do e tregojnë me vote me 25 qershor.